Danimarka, vendi i parë në botë që takson lopët - Taksa e parë e karbonit në botë që aplikohet në bujqësi dhe blegtori

Dorina Kurtaj /SCAN
Danimarka është gati të prezantojë taksën e parë të karbonit në botë, e aplikuar drejtpërdrejt në bujqësi dhe blegtori, përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të emetimeve të karbonit të vendit.
Deri në fund të vitit, në fakt, parlamenti i Kopenhagës pritet të miratojë masën e re e cila do të vendosë një taksë për fermerët me 672 korona daneze, rreth 100 euro për secilën lopë. Taksa e re duhet të hyjë në fuqi në vitin 2030 dhe të rritet në 220 euro për kafshë pas pesë vitesh.
Nisma duket të jetë një reagim i ri i gjelbër pas protestave të forta në botën bujqësore europiane që u zhvilluan muajt e fundit dhe u nxitën pikërisht nga kufizimet e rrepta mjedisore të vendosura nga politika bujqësore e BE-së.
Në vazhdën e protestave, disa nga masat e kundërshtuara si përgjysmimi i agrokimikateve në bujqësi apo direktiva që për sa i përket emetimeve barazonte stalla dhe fermat me impiantet industriale, ishin pezulluar ose korrigjuar. Tani kjo nismë e re në një vend, Danimarkë, e cila është ndër prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të BE-së të qumështit dhe të mishit të viçit dhe derrit dhe në të cilin blegtoria është burimi kryesor i ndotjes.
Taksa e lopëve që po studiohet në Danimarkë synon të shtyjë sektorin e blegtorisë të identifikojë sisteme për të reduktuar emetimet edhe nëpërmjet ndryshimeve në ushqimin e kafshëve. Në këtë fushë ka gjithnjë e më shumë eksperimente që po japin rezultate pozitive.
Të ardhurat nga taksimi i ri do të riinvestohen edhe në mbrojtjen e mjedisit. Marrëveshja e arritur për vendosjen e taksës përfshin gjithashtu investimin prej 40 miliardë korona - 3.7 miliardë euro në masa të tilla si ripyllëzimi për të ndihmuar Danimarkën të arrijë qëllimet e saj klimatike.
Sipas FAO, blegtoria në mbarë botën është përgjegjëse për rreth 12% të emetimeve globale. Por tashmë është bërë shumë për të reduktuar këtë ndikim. Sipas Shoqatës Italiane të Mishit të Qëndrueshëm, në vitin 1960, 28 kilogramë CO2 u emetuan për të prodhuar një kilogram mish në Itali. Kjo sasi sot ka rënë në 12.
Sondazh

Ndërtimi i rrjetit për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, Balluku: Rrit cilësinë e shërbimit për banorët dhe turistët
Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e......

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi - BSH organizon workshop për promovimin e financave të gjelbra
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë po ndërmerr hapa konkretë për adresimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe promovimin e financave të gjelbra. Në......

Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet: Reduktohet deri në 40% fatura e dritave
Ada Hazizolli / SCAN Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në......

Pazari i Shkodrës në transformim - 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj......

Turqia zgjeron fuqishëm sipërmarrjet në Shqipëri - Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë shifra rekord
Elisabeta Dosku/SCAN Vendi ynë po vijon të thithë më shumë investime të huaja nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë,......

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së - Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake......

Rekord i ri aksidentesh rrugore në 5 muajt e parë të vitit - 199 aksidente më shumë se vitin e kaluar, por 13% më pak vdekje
Ledina Elezi/SCAN Në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023. Pavarësisht numrit të......

Ari dhe argjendi janë aktivet me performancën më të mirë të vitit 2024!
Edel Strazimiri / SCAN Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht......