Turqia zgjeron fuqishëm sipërmarrjet në Shqipëri - Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë shifra rekord

Elisabeta Dosku/SCAN
Vendi ynë po vijon të thithë më shumë investime të huaja nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, të gjeneruara nga Banka e Shqipërisë, Investimet e Huaja Direkte kanë arritur një nivel rekord në tremujorin e parë të vitit, me një fluks hyrës prej 354 milionë euro, , ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e tyre fiksohej pranë 307 milionë eurove.
Referuar vendit të origjinës nga vijnë këto investime, duket se kryeson Turqia me 19.5% të fluksit total., ndjekur nga Italia me 11.6% dhe më pas renditet Austria: 9.6%, ndjekur nga Holanda, Kosova dhe Gjermania.
Flukset e investimeve ishin më të ulëta nga Kina, Greqia, Suedia dhe Sllovenia, vlera e të cilave varion nga 1 milionë euro në 3 milionë euro.
Ndërkohë, janë plot 80 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të këtij viti të cilat figurojnë si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Bëhet fjalë për 22.6% të totalit që nuk ka “etiketë origjine” për publikun.
Por cilat janë sektorët që ngjallin më shumë interes për investitorët e huaj? Të dhënat tregojnë se sektorët me kontribut më të lartë janë Aktivitetet e pasurive të paluajtshme që zënë 23.7%; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 20.9%; Industria nxjerrëse me 14.4%; Industria përpunuese zë 11.8% dhe Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 7.3%.
Në njoftimin e ministrisë sw Ekonomisw, thuhet se falë këtyre investimeve, Shqipëria vazhdon të zhvillohet dhe të forcojë pozicionin e saj në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Progresi ekonomiko-social, konsolidimi fiskal, modernizimi i industrive dhe krijimi i vendeve të reja të punës, janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë nga këto investime.
Sondazh

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së - Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake......

Rekord i ri aksidentesh rrugore në 5 muajt e parë të vitit - 199 aksidente më shumë se vitin e kaluar, por 13% më pak vdekje
Ledina Elezi/SCAN Në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023. Pavarësisht numrit të......

Ari dhe argjendi janë aktivet me performancën më të mirë të vitit 2024!
Edel Strazimiri / SCAN Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht......

“E drejta e autorit” do të regjistrohet online - Cilat janë hapat që duhet të ndiqni për procedurat e certifikimit?
Diamila Leka/ Scan Tashmë të drejtat e autorit do të regjistrohen online. Kështu ka miratuar Këshilli i Ministrave përmes vendimit në mbledhjen e qeverisë.......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme......

FED planifikon ndryshime të rregullave bankare - Miliarda dollarë fitime për tetë bankat më të mëdha amerikane
Dorina Kurtaj / SCAN Rezerva Federale po shqyrton një ndryshim rregulli që mund t'i kursejë tetë bankave më të mëdha të vendit miliarda dollarë kapital, në......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj, zbritën pranë 4.81% - Përmirësohet cilësia e portofolit të huave të sistemit bankar
Armela Duka/SCAN Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një ulje të lehtë pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur......

Gjigantët bankarë po investojnë në obligacionet e qeverisë indiane - Që nga 1 qershori janë blerë letra me vlerë për 6 miliard dollarë
Dorina Kurtaj / SCAN Investitorët po entuziazmohen për rritjen e ekonomisë e Indisë, e cila me ritmet e saj të larta të rritjes po lë pas Kinën dhe që nga......