Bota Postuar më 11 Korrik 2024, 14:31

Gjigantët bankarë po investojnë në obligacionet e qeverisë indiane - Që nga 1 qershori janë blerë letra me vlerë për 6 miliard dollarë

Nga SCAN TV
Gjigantët bankarë po investojnë në obligacionet e

Dorina Kurtaj / SCAN

Investitorët po entuziazmohen për rritjen e ekonomisë e Indisë, e cila me ritmet e saj të larta të rritjes po lë pas Kinën dhe që nga viti i kaluar ka zhvendosur Britaninë për të zënë vendin e saj si ekonomia e pestë më e madhe në botë. Investitorët më entuziastë në bonot e qeverisë indiane së fundmi janë bankat ndërkombëtare dhe gjigantët bankar si Deutsche Bank dhe HSBC. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet indiane, që nga 1 qershori, bankat e mëdha kanë investuar 500 miliard rupi indiane, një shumë e barabartë me 6 miliard dollarë, në obligacione të qeverisë indiane.

Siç komentojnë analistët e tregut, shkalla e këtyre blerjeve të bonove indiane pasqyron optimizmin e investitorëve për ekonominë e Indisë, veçanërisht pas vendimit të J.P. Morgan Chase do të përfshijë borxhin indian në indeksin e tregjeve në zhvillim në fund të qershorit. Një faktor po aq vendimtar është, në të njëjtën kohë, rezultati i zgjedhjeve të fundit me mandatin e rinovuar të kryeministrit Narendra Modi, i cili interpretohet si garanci e stabilitetit politik dhe vazhdimësisë së politikave që ai ka zbatuar vitet e fundit.

Në të vërtetë, ekonomia indiane ka përjetuar ritme të larta rritjeje që nga fillimi i shekullit, dhe për sa i përket vitit aktual, rritja e PBB-së së saj pritet të kalojë edhe 7%-shin. Në të njëjtën kohë, inflacioni ka rënë dhe vlerësohet të zbutet në një mesatare prej 4.5% për të gjithë vitin financiar deri në mars 2025. FMN-ja madje parashikon që India të vazhdojë të rritet me ritme të larta për të paktën pesë vjet të tjerë dhe të gjitha parashikimet konvergojnë në vlerësimin se në vitin 2050 ekonomia e saj do të ketë të njëjtat përmasa me atë të SHBA-së.

Kjo perspektivë përforcon pritjet për ulje të mundshme të normave të interesit. Vitet e fundit, India arrin të tërheqë gjigantë biznesi që hapin njësitë e tyre në vend. Ndër shembujt më të fundit ka qenë Apple, e cila planifikon të prodhojë menjëherë të paktën 50 milionë iPhone në vit në Indi.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë India së shpejti do të zërë 25% të prodhimit global të iPhone. Rritja e Indisë, e dukshme në vitet e fundit, mori një nxitje rreth një vit më parë, në gusht të vitit të kaluar, me uljen e suksesshme të anijes së saj në Hënë që e vendosi atë në qendër të vëmendjes globale. Kjo arritje e veçantë i dha asaj një pozicion të paprecedentë midis superfuqive aktuale dhe të mëparshme, SHBA, Kinë dhe Bashkimin Sovjetik të dikurshëm, i cili natyrisht kishte shënuar të njëjtën arritje shumë më herët.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat