Plan për të vendosur tarifa në dyqanet online kineze - Objektiv: Frenimi i importit të produkteve të lira me cilësi të ulët

Dorina Kurtaj / SCAN
Brukseli po harton plane për të vendosur taksa doganore për mallrat e blera nga shitësit kinezë në internet, duke përfshirë Temu dhe Shein, në një përpjekje për të frenuar importet masive të produkteve të tilla, të cilat Komisioni i përshkruan nën standardet e duhura.
Komisioni Europian pritet të propozojë gjatë këtij muaji heqjen e pragut aktual prej 150 euro nën të cilin nuk vendoset tarifa. Sipas gazetës britanike, platformat kryesore të blerjeve në internet të synuara nga kjo masë e re janë tregjet online të Kinës Temu dhe AliExpress dhe shitësi me pakicë i veshjeve Shein.
Një masë e mundshme do të ishte bërja e detyrueshme e regjistrimit elektronik për pagesat e TVSH-së për platformat e mëdha, pavarësisht nga vlera e tyre. Sipas rregulloreve aktuale të BE-së, paketat e blera online nga një vend jo anëtar i BE-së nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore nëse vlera e tyre është nën 150 euro.
Dy miliardë pako me një vlerë të deklaruar prej më pak se 150 euro arritën në BE nga vendet e treta në vitin 2023, sipas Komisionit, i cili thotë se vëllimi i madh i tregtisë elektronike po i shtyn autoritetet doganore në kufijtë e tyre.
BE ka diskutuar heqjen e kufirit si pjesë e një plani të reformës doganore të propozuar nga Komisioni në maj 2023, por tani mund të kërkojë të përshpejtojë miratimin e tij për t'u përballur me një rritje shumë të madhe të importeve të tilla të lira.
Reagime ka pasur edhe në SHBA. Atje, kritikët e Shein dhe Temu janë ankuar tashmë se dy kompanitë po përdorin përjashtimin nga taksat e importit për të larguar konkurrentët nga tregu. Kjo praktikë e detyrimeve doganore zero i ndihmon dy kompanitë të dërgojnë fustane për vetëm 8 dollarë dhe orë inteligjente për 25 dollarë për blerësit në mbarë botën. Importet e produkteve të tregtisë elektronike janë më shumë se dyfishuar nga viti në vit.
Sondazh

1200 vende vakante në administratë për të rinjtë - Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj. Bëhet......

VKM/ 133.5 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani Hotit - Miratohen grantet për projektin, çfarë është parashikuar?
Në mbledhjen e qeverisë, u miratuan në parim dy vendime të cilat kanë në fokus jetësimin e projektit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas VKM të publikuara,......

Greqi: 350 mijë euro gjobë për subjektet që uzurpojnë plazhet - Baret dhe restorantet e kanë të ndaluar të vendosin çadra dhe shezlonge
Dorina Kurtaj / SCAN Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro......

Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531 milionë lekë për infrastrukturë mbështetëse
Diamila Leka/ Scan Zhvillimi i projektit Auto Moto Park në qytetin e Elbasanit do të kalojë në një tjetër faze. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një......

Von der Leyen u premton liberalëve 'asnjë bashkëpunim të strukturuar' me ECR-në e Melonit
Edel Strazimiri / SCAN Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, e cila po kërkon të mbledhë një shumicë për një mandat të dytë, i premtoi......

Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid, Balluku: Kemi marrë 14 oferta, janë kualifikuar vetëm 9
Janë shpallur fituesit e ankandit hibrid prej 300MW, më i madhi organizuar deri më sot. Ky ankand u hap më 15 janar të këtij viti dhe afati i fundit për......

15 produkte shqiptare certifikohen me Global GAP - Osmani: Po bëhemi kokurrues në tregjet europiane
Alida Lula /SCAN 15 produkte bujqësore shqiptare janë certifikuar së fundi me Global G.A.P. Eksperti Gramos Osmani, thekson se Shqipëria është në rrugën e......

"Çmimet abuzive po dëmtojnë turizmin" - Nunaj: Jo masivitet, të konkurrojmë me cilësi!
Alida Lula /SCAN Përmirësimi i infrastrukturës rrugore po sjell lehtësi në qarkullim në këtë sezon turistik. Por ndërsa intersi për ta vizituar Shqipërinë......