"Çmimet abuzive po dëmtojnë turizmin" - Nunaj: Jo masivitet, të konkurrojmë me cilësi!

Alida Lula /SCAN
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore po sjell lehtësi në qarkullim në këtë sezon turistik. Por ndërsa intersi për ta vizituar Shqipërinë është i lartë, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka thënë për SCAN tv se synim nuk duhet të jetë turizmi masiv, por ai cilësor dhe me standarde bashkëkohore.
"Çdo investim në infrastrukturë e bën atë një element lidhës, automatikisht ndikimi i saj në ekonomi është gjithmonë në rritje dhe në sektorin e turizmit gjithomë edhe më shumë, sepse Shqipëria ka shumë vende të bukura dhe është pikërisht infrastruktura një nga elementët që ka munguar në vitet e tranzicionit. Çdo vepër që bëhet me synim për të shkurtuar distancë, automatikisht bëhet jo vetëm për përfitueshmëri kohore, por dhe përfitueshmëri ekonomike. Kur ne llogarisim një tarifë, elementi bazë është kosotoja se sa mua më ka kushtuar dhe elementi i dytë është distanca"- thotë ekspertja
Nunaj ka theksuar se promovimi i Shqipërisë ka ndikuar në shtimin e interesit të investitorëve strategjikë dhe ky duhet të jetë synimi, turizmi elitar.
"Ne duhet të zgjedhim mes turizmit elitar dhe atij masiv. Ky i fundit shkakton dëme në natyrë, monumente etj. Nuk duhet të shesim rërën e detin, ky çmim i rritur të jetë ekuivalent i cilësisë së shërbimit dhe produketeve''- thotë Nunaj.
Sipas ekspertes Nunaj, duhet të hiqet dorë nga mentaliteti i fitimit të shpejtë, pasi po e dëmton sektorin.
Sondazh

Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve - Censi/ Mosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite, 7.2 vite më e lartë se në 2011
Ledina Elezi/SCAN Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës.......

Si po avancon Unaza e Madhe? - Tender 67 milionë lekë për rrjetin e ndriçimit
Diamila Leka/ SCAN Unaza e jashtme e Tiranës, ose e quajtur Unaza e Madhe duket se po arrin gradualisht kompletimin e saj. Drejtoria e Përgjithshme e......

Formula/ Si do shpërndahen paratë për bashkitë? - Njësitë që kanë “humbur” banorë do të marrin më pak
Elisabeta Dosku/ SCAN Rënia e numrit të popullsisë në shumë bashki të Shqipërisë do të sjellë dhe një riformatim të transfertës së pakushtëzuar që jepet nga......

18 ankande bonosh dhe obligacionesh - Emetime të reja obligacionesh afatgjata në korrik dhe gusht
Në periudhën korrik-gusht dhe shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë totale 74.5 miliardë lekë. Në konkretisht, gjatë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë......

Trendi i ri turistik është “Coolcation” - Kërkon destinacione më të freskëta dhe temperatura nën 30 gradë Celsius
Dorina Kurtaj / SCAN Ngrohja globale, pasojë e krizës klimatike, sjell të dhëna të reja. Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme, sipas ekspertëve,......

Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët
Elisabeta Dosku/ SCAN Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi......

Nga 2025, anijet e peshkimit me sistem automatik identifikimi - Në proces 230 anije shqiptare, kostoja 1 mijë euro për pajisje
Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi......