Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2024, 09:39

Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531 milionë lekë për infrastrukturë mbështetëse

Nga SCAN TV
Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531

Diamila Leka/ Scan

Zhvillimi i projektit Auto Moto Park në qytetin e Elbasanit do të kalojë në një tjetër faze. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender ku fokus do të jetë ngritja e infrastrukturës mbështetëse. Ndaj në Prokurime Publike është publikuar tenderi me vlerë 531 milionë lekë.

Punimet e parashikuara nisin nga sinjalistika rrugore jondriçuese, barriera e mbrojtje rrugore, punime gërmimi toke, autostrada, mbikalime etj.

Referuar dokumenteve, do të ndërhyhet në katër rrugë, të cilat do të jenë në funksion të Auto Moto Park dhe jo vetëm. Ndërsa segmentët ku do të vazhdojnë punime fillojnë që nga segmenti i parë te pjesa e aksit të rrugës “Nezir Muzhaqi” dhe ky aks rrugor ka gjatësi 1016 metra linear.

Segmenti i dytë është pjesë e aksit rrugor “Zija Luniku” dhe ka gjatësinë 1766 metra linear. Ndërsa segmenti i tretë kalon në rrugën “Gjergj Araniti” dhe është 1396 metra linear i gjatë. Dhe segmenti i katërt kalon në pjesën urbane të lagjes “Emin Matraxhiu” njësia administrative nr.1 zona e ish frigoriferit në Mengel.

Auto Moto Park është një projekt, që përveç pistës do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike. Projekti i shpallur fitues u hartua nga kompania austriake “Test & Training International” GmbH.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat