15 produkte shqiptare certifikohen me Global GAP - Osmani: Po bëhemi kokurrues në tregjet europiane

Alida Lula /SCAN
15 produkte bujqësore shqiptare janë certifikuar së fundi me Global G.A.P. Eksperti Gramos Osmani, thekson se Shqipëria është në rrugën e duhur, madje jemi pozicionuar si një vend mjaft atraktiv dhe ku produktet vendase po konukurrojnë denjësisht në tregjet ndërkombëtare.
"Sektori i fruta-perimeve zë një peshë shumë të rëndësishme në ekpsortet e produkteve bujqësore. Perimet zënë rreth 90% të totalit, por kemi një larmi të madhe produktesh dhe të certifikuara me GlobalGab, së fundi kemi 15 certifikime të produkteve. Ky është një sinjal pozitiv që ne po depërtojmë duke konkurruar në tregje që kërkojnë standarde të larta"- thotë Osmani.
Osmani ka thënë se grupimet janë mjaft të favorizuar për të rritur bashkëpunimin, ku dhe kosto e certifikimit në grup është më e ulët.
"Kemi një trend pozitiv përsa i përket rritjes së sasisë, shpresojmë që sezoni i dytë do të jetë përfundimtar për të depërtuar në këto tregje, të cilat kanë treguar interes. Kosto e certifikimit në grup është më e ulët. Supermarkete me emër që kanë një xhiro prej 300 mln euro, tashmë po tregojnë interes për Shqipërinë. Ky është një orientim strategjik, të shesim më shtrenjtë t'i shtojmë vlerë produketeve tona. Kemi mundësi të kultivojmë më shumë sipërfaqe"-thotë eksperti.
Por Osmani thekson rëndësinë e zinxhirit furnizues nga ferma në supermarkete.
"Ky është një sinjal pozitiv. Ka filluar një proces i pandalshëm. Eksportuesit lider që janë futur në certifikim Global GAP e kanë rinovuar certifikimin me finanacat e tyre"- thotë eksperti.
Eksperti Osmani jep edhe mesazhin për një viozion afatgjatë, Global GAP është një standard ndërkombëtar.
Sondazh

"Çmimet abuzive po dëmtojnë turizmin" - Nunaj: Jo masivitet, të konkurrojmë me cilësi!
Alida Lula /SCAN Përmirësimi i infrastrukturës rrugore po sjell lehtësi në qarkullim në këtë sezon turistik. Por ndërsa intersi për ta vizituar Shqipërinë......

Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve - Censi/ Mosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite, 7.2 vite më e lartë se në 2011
Ledina Elezi/SCAN Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës.......

Si po avancon Unaza e Madhe? - Tender 67 milionë lekë për rrjetin e ndriçimit
Diamila Leka/ SCAN Unaza e jashtme e Tiranës, ose e quajtur Unaza e Madhe duket se po arrin gradualisht kompletimin e saj. Drejtoria e Përgjithshme e......

Formula/ Si do shpërndahen paratë për bashkitë? - Njësitë që kanë “humbur” banorë do të marrin më pak
Elisabeta Dosku/ SCAN Rënia e numrit të popullsisë në shumë bashki të Shqipërisë do të sjellë dhe një riformatim të transfertës së pakushtëzuar që jepet nga......

18 ankande bonosh dhe obligacionesh - Emetime të reja obligacionesh afatgjata në korrik dhe gusht
Në periudhën korrik-gusht dhe shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë totale 74.5 miliardë lekë. Në konkretisht, gjatë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë......

Trendi i ri turistik është “Coolcation” - Kërkon destinacione më të freskëta dhe temperatura nën 30 gradë Celsius
Dorina Kurtaj / SCAN Ngrohja globale, pasojë e krizës klimatike, sjell të dhëna të reja. Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme, sipas ekspertëve,......

Qumështi arrin “pikën e vlimit”, bie sasia për konsum - Më pak djathtë dhe gjalpë “Made in Albania” në treg për shqiptarët e turistët
Elisabeta Dosku/ SCAN Tashmë nuk është më çështje zgjedhjeje, nëse konsumatorët shqiptarë apo turistët e huaj preferojnë produkte vendi apo importi, pasi......