1200 vende vakante në administratë për të rinjtë - Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës

Elisabeta Dosku/ SCAN
Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj.
Bëhet fjalë për hapjen e thirrjes së 9 të programit të praktikave të punës në institucionet publike në vend, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor.
Çdo individ i interesuar që përmbush kriteret mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024.
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale si dhe krijimi i mundësisë për të pasur një kontratë pune të vlefshme.
Pozicionet e punës janë të shpërndara në institucione qendrore, si ministritë e linjës, institucione varësie, institucione publike të pavarura si dhe njësi të vetëqeverisjes vendore.
Sondazh

VKM/ 133.5 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani Hotit - Miratohen grantet për projektin, çfarë është parashikuar?
Në mbledhjen e qeverisë, u miratuan në parim dy vendime të cilat kanë në fokus jetësimin e projektit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas VKM të publikuara,......

Greqi: 350 mijë euro gjobë për subjektet që uzurpojnë plazhet - Baret dhe restorantet e kanë të ndaluar të vendosin çadra dhe shezlonge
Dorina Kurtaj / SCAN Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro......

Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531 milionë lekë për infrastrukturë mbështetëse
Diamila Leka/ Scan Zhvillimi i projektit Auto Moto Park në qytetin e Elbasanit do të kalojë në një tjetër faze. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një......

Von der Leyen u premton liberalëve 'asnjë bashkëpunim të strukturuar' me ECR-në e Melonit
Edel Strazimiri / SCAN Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, e cila po kërkon të mbledhë një shumicë për një mandat të dytë, i premtoi......

Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid, Balluku: Kemi marrë 14 oferta, janë kualifikuar vetëm 9
Janë shpallur fituesit e ankandit hibrid prej 300MW, më i madhi organizuar deri më sot. Ky ankand u hap më 15 janar të këtij viti dhe afati i fundit për......

15 produkte shqiptare certifikohen me Global GAP - Osmani: Po bëhemi kokurrues në tregjet europiane
Alida Lula /SCAN 15 produkte bujqësore shqiptare janë certifikuar së fundi me Global G.A.P. Eksperti Gramos Osmani, thekson se Shqipëria është në rrugën e......

"Çmimet abuzive po dëmtojnë turizmin" - Nunaj: Jo masivitet, të konkurrojmë me cilësi!
Alida Lula /SCAN Përmirësimi i infrastrukturës rrugore po sjell lehtësi në qarkullim në këtë sezon turistik. Por ndërsa intersi për ta vizituar Shqipërinë......

Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve - Censi/ Mosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite, 7.2 vite më e lartë se në 2011
Ledina Elezi/SCAN Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës.......