Europa Postuar më 11 Korrik 2024, 13:20

Kopenhagen u jep privilegje turistëve ekologjikë - Hyrje falas në muze, ushqime dhe kajak me qira

Nga SCAN TV
Kopenhagen u jep privilegje turistëve ekologjikë - Hyrje falas në

Dorina Kurtaj /SCAN

Venezia vendos një taksë për ata që e vizitojnë atë vetëm për një ditë. Barcelona ndalon qiratë afatshkurtra dhe Majorca ndalon shitjen e alkoolit. Shkurtimisht, të gjitha metropolet europiane të lodhura nga hiperturizmi dhe efektet e tij vendosin kufizime, taksa dhe gjoba, por Kopenhagaen zgjedh një qasje tjetër: shpërblen ata vizitorë që sillen me përgjegjësi. Duke filluar nga 15 korriku, turistët që tregojnë respekt për mjedisin dhe klimën dhe marrin pjesë në iniciativat e gjelbërta të qytetit, udhëtimet me biçikletë ose tren dhe përpjekjet për pastërtinë totale, do të shpërblehen me hyrje falas në muze, ushqime falas dhe kajak me qira.

Në fakt kompanitë turistike synojnë të kthejnë turizmin nga një barrë për mjedisin në një forcë për ndryshime pozitive. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim pozitiv është ndryshimi i mënyrës së lëvizjes, konsumi dhe ndërveprimi me popullsinë vendase. Sipas një studimi nga kompania kërkimore Kanter, mesatarisht 81% e konsumatorëve thonë se do të donin të vepronin më me përgjegjësi, por vetëm 22% kanë ndryshuar sjelljen e tyre.

Nisma e re e Kopenhagës synon të kapërcejë hendekun midis dëshirës për sjellje të përgjegjshme dhe sjelljes aktuale duke i kthyer veprimet miqësore me mjedisin në një lloj monedhe që do të paguajë për përvojat kulturore. Gjithashtu Galeria Kombëtare e Danimarkës do të organizojë një seminar arti që do të mësojë se si të shndërrohet plastika në vepra arti, ndërsa Shkolla e Surfing do të ofrojë ushqime falas për ata që bëjnë sërf, por më pas duhet të marrin pjesë në një pastrim 30-minutësh të plazhit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat