“Shtesë në pagë për policët që punojnë më tepër orë” - Deri në 15 shtator, një turn shërbimi do të jetë 12 orë. Shkak mbarëvajtja e sezonit turistik

Ledina Elezi/SCAN
Gjatë sezonit turistik veror, punonjësit e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi që parashikon zgjatjen e kohës normale të shërbimit me 4 orë. Deri në datën 15 shtator, turni i shërbimit për një efektiv të Policisë nuk do të jetë më 8 orë. Kjo zgjatje e kohës normale të punës do të kompensohet me pagë dhe pagesa do të kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të mbulohen nga buxheti i shtetit për programin buxhetor “Policia e Shtetit”.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pati dalë me një urdhër për anulimin e pushimeve verore të efektivëve të Policisë. Vetëm pas datës 15 shtator dhe deri në fund të vitit 2024, punonjësit e policisë do të kenë mundësi të marrin pushimet e tyre.
Ky vendim është marrë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptar. Punonjësit e Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri të plotë për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Më datë 1 korrik hyri në fuqi edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë. Ndërkohë që së fundmi, Policia e Shtetit po angazhohet për ruajtjen e qetësisë publike dhe ndëshkimin e rasteve të ndotjes akustike dhe zhurmave mbi kufirin e lejuar, veçanërisht në zonat bregdetare.

Plan për të vendosur tarifa në dyqanet online kineze - Objektiv: Frenimi i importit të produkteve të lira me cilësi të ulët
Dorina Kurtaj / SCAN Brukseli po harton plane për të vendosur taksa doganore për mallrat e blera nga shitësit kinezë në internet, duke përfshirë Temu dhe......

1200 vende vakante në administratë për të rinjtë - Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj. Bëhet......

VKM/ 133.5 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani Hotit - Miratohen grantet për projektin, çfarë është parashikuar?
Në mbledhjen e qeverisë, u miratuan në parim dy vendime të cilat kanë në fokus jetësimin e projektit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas VKM të publikuara,......

Greqi: 350 mijë euro gjobë për subjektet që uzurpojnë plazhet - Baret dhe restorantet e kanë të ndaluar të vendosin çadra dhe shezlonge
Dorina Kurtaj / SCAN Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro......

Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531 milionë lekë për infrastrukturë mbështetëse
Diamila Leka/ Scan Zhvillimi i projektit Auto Moto Park në qytetin e Elbasanit do të kalojë në një tjetër faze. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një......

Von der Leyen u premton liberalëve 'asnjë bashkëpunim të strukturuar' me ECR-në e Melonit
Edel Strazimiri / SCAN Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, e cila po kërkon të mbledhë një shumicë për një mandat të dytë, i premtoi......

Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid, Balluku: Kemi marrë 14 oferta, janë kualifikuar vetëm 9
Janë shpallur fituesit e ankandit hibrid prej 300MW, më i madhi organizuar deri më sot. Ky ankand u hap më 15 janar të këtij viti dhe afati i fundit për......

15 produkte shqiptare certifikohen me Global GAP - Osmani: Po bëhemi kokurrues në tregjet europiane
Alida Lula /SCAN 15 produkte bujqësore shqiptare janë certifikuar së fundi me Global G.A.P. Eksperti Gramos Osmani, thekson se Shqipëria është në rrugën e......