Bizneset, pajisje me 88 leje dhe licenca online - Cilat janë subjektet që kanë detyrim të aplikojnë?

Subjektet tregtare që si objekt aktiviteti kanë të përfshirë një nga fushat e veprimtarisë që kërkon leje apo licencë, duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania. Në kuadër të reformës së digjitalizimit të shërbimeve, Qendra Kombëtare e Biznesit njofton subjektet se tashmë me një procedurë të thjeshtë subjektet që kërkojnë pajisjen me leje, licencë apo autorizim, aplikojnë në portalin e-Albania në seksionin: “Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Në këtë seksion gjendet lista, e cila përmban 88 lloje licencash, për të cilat mund të aplikojnë subjektet.
Për shembull, nëse një subjekt tregtar i pajisur me NIPT, ka si objekt aktiviteti “Autoriparim”, duhet të aplikojë për të marrë licencë me kodin VII.3.B.1 - Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove, etj.
Ky detyrim është për 88 aktivitete, nga ato të sigurimit; prodhim, përpunimit dhe shpërndarjes, shërbimeve laboratorike; Kabinete mjekësore; Shërbime stomatologjike; Qendër mjekësore; Shërbime të tjera shëndetësore e kurative ; Shërbime spitalore; Shërbime spitalore ditore ; Farmaci ose Agjenci Farmaceutike; Tregtimi me shumicë i barnave për njerëz dhe kafshë; Prodhimi me shumicë i barnave ; Shërbime ndërhyrëse higjieno-sanitare; Prodhimi i pajisjeve mjekësore; Tregtimi i pajisjeve mjekësore; Veprimtari të tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis; veprimtari të transportit rrugor, hekurudhor, ajror; veprimtari në fushën e arsimit parashkollor, fillor, të ulët, të mesëm, profesional, parauniversitar; shërbime të përkujdesit komunitar; Shërbime të përkujdesit rezidencial ; Ndërmjetësim në tregun e punës; Formim profesional ; Agjenci udhëtimi; Operator turistik.
Sondazh

“Shtesë në pagë për policët që punojnë më tepër orë” - Deri në 15 shtator, një turn shërbimi do të jetë 12 orë. Shkak mbarëvajtja e sezonit turistik
Ledina Elezi/SCAN Gjatë sezonit turistik veror, punonjësit e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave......

Plan për të vendosur tarifa në dyqanet online kineze - Objektiv: Frenimi i importit të produkteve të lira me cilësi të ulët
Dorina Kurtaj / SCAN Brukseli po harton plane për të vendosur taksa doganore për mallrat e blera nga shitësit kinezë në internet, duke përfshirë Temu dhe......

1200 vende vakante në administratë për të rinjtë - Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj. Bëhet......

VKM/ 133.5 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani Hotit - Miratohen grantet për projektin, çfarë është parashikuar?
Në mbledhjen e qeverisë, u miratuan në parim dy vendime të cilat kanë në fokus jetësimin e projektit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas VKM të publikuara,......

Greqi: 350 mijë euro gjobë për subjektet që uzurpojnë plazhet - Baret dhe restorantet e kanë të ndaluar të vendosin çadra dhe shezlonge
Dorina Kurtaj / SCAN Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro......

Auto Moto Park në Elbasan gati për në Fazën II - FSHZH 531 milionë lekë për infrastrukturë mbështetëse
Diamila Leka/ Scan Zhvillimi i projektit Auto Moto Park në qytetin e Elbasanit do të kalojë në një tjetër faze. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një......

Von der Leyen u premton liberalëve 'asnjë bashkëpunim të strukturuar' me ECR-në e Melonit
Edel Strazimiri / SCAN Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, e cila po kërkon të mbledhë një shumicë për një mandat të dytë, i premtoi......

Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid, Balluku: Kemi marrë 14 oferta, janë kualifikuar vetëm 9
Janë shpallur fituesit e ankandit hibrid prej 300MW, më i madhi organizuar deri më sot. Ky ankand u hap më 15 janar të këtij viti dhe afati i fundit për......