Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj, zbritën pranë 4.81% - Përmirësohet cilësia e portofolit të huave të sistemit bankar

Armela Duka/SCAN
Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një ulje të lehtë pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur kështu sinjale të qarta të një përmirësimi të financave të konsumatorëve apo bizneseve që paguajnë në kohë detyrimet e huave.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin maj të vitit aktual tregojnë se sektori bankar ka regjistruar më pak kredi të reja me probleme.Rritja e aftësisë paguese për debitorët e bankës mund të ketë ardhur si pasojë e uljes së inflacionit.Rikujtojmë se gjatë muajit prill- maj ky tregues makroekonomik regjistroi një nivel mesatar prej 2.1%. Konkretisht, treguesi i kredive me probleme në muajin e pestë të vitit arriti në 4.81%, një ulje e konsiderueshme nga nga 5.23% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar edhe tendencën e raporteve të tjerat të kreditimit. Shifrat thonë se gjatë periudhës janar- maj 2024 në përgjithësi, raportet e kredive me probleme kanë shfaqur një tendencë rënëse. Raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator ra me 7.8% krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, ndërkohë raporti i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner është ulur me 10.5%.
Ky përmirësim i debitorëve që paguajnë në kohë detyrimet e huave është reflektuar edhe në rritjen e performancës financiare në sektorin bankar. Përkatësisht, raporti ROE (Kthimi mbi kapitalin aksioner) është rritur me 23.7% brenda vitit. Raporti ROE tregon shkallën e eficenses me të cilen banka po përdor kapitalin aksioner.
Sondazh

Gjigantët bankarë po investojnë në obligacionet e qeverisë indiane - Që nga 1 qershori janë blerë letra me vlerë për 6 miliard dollarë
Dorina Kurtaj / SCAN Investitorët po entuziazmohen për rritjen e ekonomisë e Indisë, e cila me ritmet e saj të larta të rritjes po lë pas Kinën dhe që nga......

Kopenhagen u jep privilegje turistëve ekologjikë - Hyrje falas në muze, ushqime dhe kajak me qira
Dorina Kurtaj /SCAN Venezia vendos një taksë për ata që e vizitojnë atë vetëm për një ditë. Barcelona ndalon qiratë afatshkurtra dhe Majorca ndalon shitjen......

Bizneset, pajisje me 88 leje dhe licenca online - Cilat janë subjektet që kanë detyrim të aplikojnë?
Subjektet tregtare që si objekt aktiviteti kanë të përfshirë një nga fushat e veprimtarisë që kërkon leje apo licencë, duhet të aplikojnë përmes portalit......

“Shtesë në pagë për policët që punojnë më tepër orë” - Deri në 15 shtator, një turn shërbimi do të jetë 12 orë. Shkak mbarëvajtja e sezonit turistik
Ledina Elezi/SCAN Gjatë sezonit turistik veror, punonjësit e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave......

Plan për të vendosur tarifa në dyqanet online kineze - Objektiv: Frenimi i importit të produkteve të lira me cilësi të ulët
Dorina Kurtaj / SCAN Brukseli po harton plane për të vendosur taksa doganore për mallrat e blera nga shitësit kinezë në internet, duke përfshirë Temu dhe......

1200 vende vakante në administratë për të rinjtë - Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj. Bëhet......

VKM/ 133.5 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani Hotit - Miratohen grantet për projektin, çfarë është parashikuar?
Në mbledhjen e qeverisë, u miratuan në parim dy vendime të cilat kanë në fokus jetësimin e projektit të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas VKM të publikuara,......

Greqi: 350 mijë euro gjobë për subjektet që uzurpojnë plazhet - Baret dhe restorantet e kanë të ndaluar të vendosin çadra dhe shezlonge
Dorina Kurtaj / SCAN Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro......