Rekord i ri aksidentesh rrugore në 5 muajt e parë të vitit - 199 aksidente më shumë se vitin e kaluar, por 13% më pak vdekje

Ledina Elezi/SCAN
Në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023. Pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve, shkalla e vdekshmërisë rezulton të jetë ulur, ku nga 16,9 vdekje për 100 aksidente që u regjistruan vitin e kaluar, këtë vit kemi vetëm 10,1 vdekje për 100 aksidente.
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, në muajin maj janë regjistruar 126 aksidente rrugore me 167 persona të aksidentuar në total. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditëve të enjte dhe të shtunë, ndërsa më pak në ditën e dielë. Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore kanë ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 20% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.
Në 5 muajt e parë të 2024-ës janë regjistruar vetëm 63 viktima, rreth 13% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përafërsisht 87% të rasteve, shkak i aksidenteve rrugore ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë që numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga persona të moshës 25 deri në 34 vjeç, duke zënë 29% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Por cilat janë qarqet që kanë regjistruar numrin më të madh të aksidenteve?
Për shkak të numrit më të madh të popullsisë dhe lëvizjeve, në krye të listës qëndron qarku i Tiranës me 250 aksidente gjithsej. Direkt më pas vjen Durrësi me 72, Lezha me 56 dhe Fieri me 42. Qarqet që kanë shënuar numër më të vogël aksidentesh janë Berati, Shkodra dhe Korça.
Sondazh

Ari dhe argjendi janë aktivet me performancën më të mirë të vitit 2024!
Edel Strazimiri / SCAN Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht......

“E drejta e autorit” do të regjistrohet online - Cilat janë hapat që duhet të ndiqni për procedurat e certifikimit?
Diamila Leka/ Scan Tashmë të drejtat e autorit do të regjistrohen online. Kështu ka miratuar Këshilli i Ministrave përmes vendimit në mbledhjen e qeverisë.......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme......

FED planifikon ndryshime të rregullave bankare - Miliarda dollarë fitime për tetë bankat më të mëdha amerikane
Dorina Kurtaj / SCAN Rezerva Federale po shqyrton një ndryshim rregulli që mund t'i kursejë tetë bankave më të mëdha të vendit miliarda dollarë kapital, në......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj, zbritën pranë 4.81% - Përmirësohet cilësia e portofolit të huave të sistemit bankar
Armela Duka/SCAN Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një ulje të lehtë pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur......

Gjigantët bankarë po investojnë në obligacionet e qeverisë indiane - Që nga 1 qershori janë blerë letra me vlerë për 6 miliard dollarë
Dorina Kurtaj / SCAN Investitorët po entuziazmohen për rritjen e ekonomisë e Indisë, e cila me ritmet e saj të larta të rritjes po lë pas Kinën dhe që nga......

Kopenhagen u jep privilegje turistëve ekologjikë - Hyrje falas në muze, ushqime dhe kajak me qira
Dorina Kurtaj /SCAN Venezia vendos një taksë për ata që e vizitojnë atë vetëm për një ditë. Barcelona ndalon qiratë afatshkurtra dhe Majorca ndalon shitjen......

Bizneset, pajisje me 88 leje dhe licenca online - Cilat janë subjektet që kanë detyrim të aplikojnë?
Subjektet tregtare që si objekt aktiviteti kanë të përfshirë një nga fushat e veprimtarisë që kërkon leje apo licencë, duhet të aplikojnë përmes portalit......