Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2024, 14:11

Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet: Reduktohet deri në 40% fatura e dritave

Nga SCAN TV
Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet:

Ada Hazizolli / SCAN

Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në instalimin e paneleve diellore që shërbejnë për ngrohjen e ujit.

Rezultatet e Censit, publikuar në fund të muajit qershor, treguan se janë 11.4 për qind e familjeve zotërojnë panele diellore ose rreth 86 mijë familje, nga 2.7 për qind që ishin në vitin 2011.

Azmer Duleviç, inxinier elektrik tregon edhe përfitimet nga instalimi i këtyre paneleve, të cilat çojnë në reduktim të faturës së dritave deri në 40 për qind.

Nga studio e emisionit “Box to Box” Duleviç i ka konsideruar me rëndësi programet subvencionuese të ndërmarra në dy vitet e fundit, ndërsa shton që do të ishte me rëndësi që e njejta politikë të ndërmerrej edhe për panelet fotovoltaike, të cilat kanë një kosto edhe më të lartë.

Në fazën e parë të programit, që u aplikua thuajse dy vite më parë përfituan 2 mijë familje, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, të cilat u subvencionuan në masën 70 për qind nga buxheti i shtetit.

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Korrik

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat