Pazari i Shkodrës në transformim - 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales

Diamila Leka/ Scan
Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj një tjetër projekt i detajuar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të transformojë zonën e Zdrales në qytetin e Shkodrës.
Në Prokurimet Publike është çelur tenderi me vlerë 320 milionë lekë i cili do të ketë në fokus investims për Infrastrukturën e tregjeve dhe hapësirave tregtare, multifunksionale ku do t’i japë një rijetëzim urban Pazarit të Shkodrës.
Siç shihet dhe në projekt, në Lotin A përfshihet transformim në rrugën “Hamz Kazazi”, i cili fillon nga Xhamia e Parrucës deri te “Markata e Peshkut”. Ndërhyrjet që do të bëhen do të jenë fillimisht në fasadat e ndërtesave të cilat fillojnë kryesisht nga katet 1, e më shumë nga ku ka dhe njësi shërbimi të ndryshme.
Ndërsa për të rijetëzuar zonën, ndërhyrjet do të jenë në kategori të ndryshme duke nisur nga pastrami i fasadave, suvatime, trajtim të fasadës, zëvendësim i dritareve ose grilave, restaurime të çative etj.
Zonat që do të ndërhyhet janë nyja e sheshit të rrugëve “Hamz Kazazi” dhe rrugës “Lidhja e Prizrenit”, sheshi Markatës së Peshkut etj.
Siç shihet dhe në pamje, rrugët dhe sheshet do të kenë fokus këmbësorët dhe automjetet do të lëvizin me orar të kufizuar.
Sondazh

Turqia zgjeron fuqishëm sipërmarrjet në Shqipëri - Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë shifra rekord
Elisabeta Dosku/SCAN Vendi ynë po vijon të thithë më shumë investime të huaja nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë,......

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së - Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake......

Rekord i ri aksidentesh rrugore në 5 muajt e parë të vitit - 199 aksidente më shumë se vitin e kaluar, por 13% më pak vdekje
Ledina Elezi/SCAN Në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023. Pavarësisht numrit të......

Ari dhe argjendi janë aktivet me performancën më të mirë të vitit 2024!
Edel Strazimiri / SCAN Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht......

“E drejta e autorit” do të regjistrohet online - Cilat janë hapat që duhet të ndiqni për procedurat e certifikimit?
Diamila Leka/ Scan Tashmë të drejtat e autorit do të regjistrohen online. Kështu ka miratuar Këshilli i Ministrave përmes vendimit në mbledhjen e qeverisë.......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme......

FED planifikon ndryshime të rregullave bankare - Miliarda dollarë fitime për tetë bankat më të mëdha amerikane
Dorina Kurtaj / SCAN Rezerva Federale po shqyrton një ndryshim rregulli që mund t'i kursejë tetë bankave më të mëdha të vendit miliarda dollarë kapital, në......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj, zbritën pranë 4.81% - Përmirësohet cilësia e portofolit të huave të sistemit bankar
Armela Duka/SCAN Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një ulje të lehtë pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur......