Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi - BSH organizon workshop për promovimin e financave të gjelbra

Ledina Elezi/SCAN
Banka e Shqipërisë po ndërmerr hapa konkretë për adresimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe promovimin e financave të gjelbra. Në një workshop të organizuar në bashkëpunim me Qendrën mbi Ekspertizën e Tranzicionit Ekonomik nga London School of Economics, u diskutuan sfidat që sjellin ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor, si dhe ndikimet që kanë këto të dyja në ekonomi dhe financë.
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, paraqiti një pasqyrë të Strategjisë së Gjelbër të Bankës së Shqipërisë, të hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore, e cila përcakton një plan veprimi për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të lidhura me klimën, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar.
Ajo theksoi rëndësinë e rolit të sektorit financiar për një qasje të guximshme ndaj objektivave globalë për një ekonomi dhe sisteme financiare të qëndrueshme, duke mbështetur zhvillimin teknologjik dhe inovacionin.
Gjatë takimit, u trajtuan çështje që lidhen me plotësimin e kërkesave të Agjendës 2030 të OKB si dhe ato të integrimit evropian, të tilla si hartimi i Taxonomisë dhe modelimi i matjes së ndikimit në sistemin financiar nga humbja e natyrës dhe biodiversitetit, duke përfshirë edhe mënyrën se si FinTech mund të përdoret për integrimin e ESG-së.
Sondazh

Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet: Reduktohet deri në 40% fatura e dritave
Ada Hazizolli / SCAN Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në......

Pazari i Shkodrës në transformim - 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj......

Turqia zgjeron fuqishëm sipërmarrjet në Shqipëri - Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë shifra rekord
Elisabeta Dosku/SCAN Vendi ynë po vijon të thithë më shumë investime të huaja nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë,......

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së - Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake......

Rekord i ri aksidentesh rrugore në 5 muajt e parë të vitit - 199 aksidente më shumë se vitin e kaluar, por 13% më pak vdekje
Ledina Elezi/SCAN Në 5 muajt e parë të këtij viti numërohen gjithsej 626 aksidente, rreth 199 më shumë se në periudhën janar-maj 2023. Pavarësisht numrit të......

Ari dhe argjendi janë aktivet me performancën më të mirë të vitit 2024!
Edel Strazimiri / SCAN Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht......

“E drejta e autorit” do të regjistrohet online - Cilat janë hapat që duhet të ndiqni për procedurat e certifikimit?
Diamila Leka/ Scan Tashmë të drejtat e autorit do të regjistrohen online. Kështu ka miratuar Këshilli i Ministrave përmes vendimit në mbledhjen e qeverisë.......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme......