Konsum rekord i naftës në vitin 2023 - Më shumë se 100 milion fuçi në ditë

Dorina Kurtaj / SCAN
Për herë të parë, konsumi global i naftës kaloi 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, sipas Rishikimit Statistikor të Energjisë Botërore për vitin e kaluar të publikuar nga Instituti i Energjisë. Rishikimi vjetor ofron një pamje të plotë të ofertës dhe kërkesës për burimet kryesore të energjisë në nivel vendi.
Kërkesa për benzinë, naftë dhe vajguri është rikthyer ose tejkaluar në nivelet e para vitit 2019, megjithëse ka ndryshime në rajone të ndryshme. Konsumi global i benzinës ka tejkaluar paksa nivelet e para-COVID-it në 25 milionë fuçi në ditë, ndërsa vajguri, pavarësisht rritjes së fortë prej 17.5% në 2023, ende nuk është kthyer në nivelet më të larta të vitit 2019.
Prodhimi global i naftës arriti një rekord të lartë prej më shumë se 96 milionë fuci në ditë në vitin 2023. Shtetet e Bashkuara ruajtën pozicionin e tyre si prodhuesi kryesor, me rritje të prodhimit që kalon 8.5%. Ky ishte një rekord i ri për prodhimin e naftës në SHBA, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022.
Megjithatë, Rusia pa një rënie të prodhimit me më shumë se 1% për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të sanksioneve ndërkombëtare. Arabia Saudite, prodhuesi tjetër i madh i naftës në botë, përveç SHBA-së dhe Rusisë, ra 8.6% nga një vit më parë. Kjo i atribuohet shkurtimeve të vazhdueshme vullnetare të prodhimit nga anëtarët e OPEC-ut në një përpjekje për të mbajtur çmimet.
Vendet e Amerikës Jugore dhe Qendrore panë një rritje të konsiderueshme në prodhimin e tyre të naftës, deri në 11%, norma më e lartë e rritjes së çdo rajoni në vit, pasi ato vazhduan të rikuperoheshin nga efektet e pandemisë COVID-19.
Në rajonin e Azi-Paqësorit, prodhimi i naftës në Kinë u rrit me 2%, duke kontribuar rreth 57% të prodhimit të përgjithshëm në rajon. Kina e kaloi SHBA-në si tregu më i madh i rafinimit të naftës për nga kapaciteti, duke arritur në 18.5 milionë fuçi në ditë, megjithëse shkalla e shfrytëzimit të rafinerisë së saj prej gati 82% ishte ende më e ulët se norma e SHBA-së e cila ishte rritur në 87%.
Shtetet e Bashkuara mbetën gjithashtu konsumatori kryesor i naftës në botë, me mesatarisht 19 milionë fuçi në ditë në 2023. Kina ishte e dyta me 16.6 milionë fuçi në ditë, pas një rritjeje dyshifrore në përqindje nga viti 2022.
Sondazh

Temperaturat e larta po ‘djegin’ dhe ekonominë - Kostot e larta dhe reduktimi i produktivitetit të punës, arsyet kryesore
Dorina Kurtaj /SCAN Ndikimi ekonomik i valës së pamëshirshme të të nxehtit që po djeg Europën Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të......

Danimarka, vendi i parë në botë që takson lopët - Taksa e parë e karbonit në botë që aplikohet në bujqësi dhe blegtori
Dorina Kurtaj /SCAN Danimarka është gati të prezantojë taksën e parë të karbonit në botë, e aplikuar drejtpërdrejt në bujqësi dhe blegtori, përgjegjëse për......

Ndërtimi i rrjetit për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, Balluku: Rrit cilësinë e shërbimit për banorët dhe turistët
Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e......

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi - BSH organizon workshop për promovimin e financave të gjelbra
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë po ndërmerr hapa konkretë për adresimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe promovimin e financave të gjelbra. Në......

Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet: Reduktohet deri në 40% fatura e dritave
Ada Hazizolli / SCAN Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në......

Pazari i Shkodrës në transformim - 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj......

Turqia zgjeron fuqishëm sipërmarrjet në Shqipëri - Investimet e huaja në Shqipëri arrijnë shifra rekord
Elisabeta Dosku/SCAN Vendi ynë po vijon të thithë më shumë investime të huaja nga viti në vit. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë,......

Korridori 8 ‘nënshkruhet’ si rrugë e NATO-s dhe e BE-së - Shqipëria, Italia, Bullgaria e MV nënshkruajnë dokumentin
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake......