Hekurudhat ‘rikthejnë’ Shkozetin - Masterplan për modernizimin e reparteve të mirëmbajtjes së trenave

Hekurudha Shqiptare po planifikon rindërtimin dhe funksionimin e Depot-it së trenave në Shkozet.
Synimi është që në vitin e ardhshëm ky vend të shërbejë për mirëmbajtjen e mjeteve hekurudhore përmes krijimi të një qendre të specializuar.
Për këtë qëllim është shpallur edhe tenderi me fond limit rreth 13 milionë lekë për Hartimin e Projektit Konceptual Arkitektonik dhe Inxhinierik për Rehabilitimin e Reparteve të Mirëmbajtjes së Mjeteve Hekurudhore në Shkozet.
Ky proces përfshin studimin, rikonfigurimin dhe modernizimin e infrastrukturës së depotit, si dhe përdorimin e teknologjive të reja për të rritur efikasitetin dhe sigurinë e operacioneve.
Ky Masterplan duhet të ketë parasysh dhe rritjen/zmadhimin e flotës së trenave, si rrjedhojë e rritjes së kapaciteteve të linjës Durrës-Tiranë, si dhe linjës Vorë-Hanin i Hotit, Durrës – Rrogozhinë, etj.
Depoja ekzistuese e mirëmbajtjes së mjeteve hekurudhore Shkozet është ndërtuar në vitin 1947 dhe ndodhet në jug të stacionit hekurudhor të Durrësit. Ajo ka një sipërfaqe totale prej rreth 11 mijë e 850 metra katrorë.
Aktualisht në vend po zbatohet një program investimesh të rëndësishme për modernizimin e rrjetit hekurudhor. Për financimin e projekteve hekurudhore në vend një mbështetje e konsiderueshme është marrë nga projektet e Bashkimit Europian, të cilat synojnë ndërlidhjen e infrastrukturës së rajonit me atë të kontinentit.
Sondazh

Kina mbizotëron në sektorin e energjisë së erës dhe diellit - Kapaciteti i vendit dy herë më i madh se ai i pjesës tjetër të botës
Dorina Kurtaj /SCAN Hulumtimet e publikuara nga organizata ‘Global Energy Monitor’ – GEM, treguan se Kina ka 180 gigavat energji diellore në ndërtim dhe 15......

Konsum rekord i naftës në vitin 2023 - Më shumë se 100 milion fuçi në ditë
Dorina Kurtaj / SCAN Për herë të parë, konsumi global i naftës kaloi 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, sipas Rishikimit Statistikor të Energjisë......

Temperaturat e larta po ‘djegin’ dhe ekonominë - Kostot e larta dhe reduktimi i produktivitetit të punës, arsyet kryesore
Dorina Kurtaj /SCAN Ndikimi ekonomik i valës së pamëshirshme të të nxehtit që po djeg Europën Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të......

Danimarka, vendi i parë në botë që takson lopët - Taksa e parë e karbonit në botë që aplikohet në bujqësi dhe blegtori
Dorina Kurtaj /SCAN Danimarka është gati të prezantojë taksën e parë të karbonit në botë, e aplikuar drejtpërdrejt në bujqësi dhe blegtori, përgjegjëse për......

Ndërtimi i rrjetit për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, Balluku: Rrit cilësinë e shërbimit për banorët dhe turistët
Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e......

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në ekonomi - BSH organizon workshop për promovimin e financave të gjelbra
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë po ndërmerr hapa konkretë për adresimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike dhe promovimin e financave të gjelbra. Në......

Mbi 86 mijë familje me panele diellore - Eksperti tregon përfitimet: Reduktohet deri në 40% fatura e dritave
Ada Hazizolli / SCAN Rënia e çmimeve por edhe programet subvencionuese të aplikuara nga Qeveria, thonë ekspertët kanë nxitur familjet shqiptare në......

Pazari i Shkodrës në transformim - 320 milionë lekë rijetëzim urban në zonën e Zdrales
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Shkodrës po vijon të investojë në infrastrukturë duke bërë ndryshime, gjë e cila ka shërbyer dhe në numrin e vizitorëve. Ndaj......