Bota Postuar më 12 Korrik 2024, 17:10

Pse po bien shitjet e automjeteve elektrike? - Pasoja të rënda për prodhuesit

Nga SCAN TV
Pse po bien shitjet e automjeteve elektrike? - Pasoja të rënda

Dorina Kurtaj /SCAN

Prodhuesit e automjeteve që kanë investuar veçanërisht shumë në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve të pastra elektrike po detyrohen të rimendojnë planifikimin e tyre pasi shitjet e makinave me emetim zero kanë rënë.

Grupi Volksvagen ka paralajmëruar se mund të mbyllë fabrikën e tij të montimit të markës Audi në Bruksel për shkak të një rënie të mprehtë të kërkesës për makinat e tij elektrike të teknologjisë së lartë. Prodhuesi kryesor i makinave evropiane pësoi një goditje të rëndë financiare, e cila e detyroi të shkurtojë objektivin e saj të marzhit të fitimit për vitin aktual.

Prodhuesit e automjeteve janë goditur nga kërkesa më e ulët se sa pritej për automjete elektrike. Ata kanë investuar qindra miliarda euro në zhvillimin e makinave me emetim zero dhe evolucionin e lëvizshmërisë elektrike, por shitjet nuk kanë ndjekur tendencat rritëse që parashikuan kur shpallën programet e tyre.

Audi paralajmëroi aksionerët dhe investitorët në fillim të këtij viti se shitjet e saj në 2024 do të bien dhe se po bën përpjekje të mëdha për të rinovuar gamën e saj me modele të reja dhe për të ulur kostot e prodhimit.

Gjithashtu, një tjetër shqetësim për evolucionin e elektrifikimit është vendimi i Mercedes-Benz për të ngadalësuar planet për të zhvilluar një fabrikë baterish të dedikuar për makinat e pastra elektrike për shkak të kërkesës më të ulët për automjetete elektrike. Parashikimi i Mercedes-Benz se 50% e shitjeve të tij do të jenë ose modele të pastra elektrike ose hibride plug-in deri në vitin 2025 duket gjithnjë e më i pamundur, raporton Reuters.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat