Rreth 25% e të rinjve jashtë tregut të punës - Ato me arsim të mesëm janë më të prekurit

Armela Duka/SCAN
Papunësia mbetet ende sfidë në vendin tonë, sidomos kur analizojmë situatën nga afër përmes shifrave. Në vitin 2023, pavarësisht se norma e papunësisë ra në nivelin 10.7%, vlerësohet se janë 158,801 persona të papunë gjithsej, ndër të cilët 52.7 % janë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra. Rreth 71.2% e të papunëve janë të papunë prej një viti ose më shumë, pra të dekurajuar. Krahasuar me vitin e mëparshëm, ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 4.3 pikë përqindje, duke nxjerrë në pah vështirësitë me të cilat përballen të papunët për të gjetur një punë të qëndrueshme.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT, për të kuptuar më tepër mbi shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor. Shifrat tregojnë se të rinjtë me arsim të mesëm janë më të prekurit. Papunësia për këtë grup është 12.7% ose 0.3 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar përballen me një shkallë të lartë papunësie prej 9.6%, duke treguar se mundësitë e punës për këtë nivel arsimor janë të kufizuara.
Në të kundërt, një zhvillim pozitiv është ulja e shkallës së papunësisë për personat me arsim të lartë, e cila ka pësuar një ulje prej 1 pikë përqindje. Kjo tregon se arsimi i lartë vazhdon të ofrojë më shumë mundësi për punësim, duke nxjerrë në pah rëndësinë e investimit në një edukim më të avancuar.
Në një analizë më të ngushtë, vëmë re se edhe të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përballen me një realitet të përditshëm që lidhet me mungesën e punësimit, mos ndjekjen e shkollës dhe mungesën e përfshirjes në ndonjë formim profesional. Konkretisht, këta të rinj përbëjnë plot 24.6% të popullsisë së tyre. Brenda këtij grupi thuajse 49.4% janë të papunë. Ata që nuk janë të punësuar kanë arsye të ndryshme për këtë gjendje. Shifrat tregojnë se, 2% e tyre janë të dekurajuar nga tregu i punës, duke e ndjerë se nuk kanë mundësi për të gjetur një punë të përshtatshme.
Një pjesë tjetër e konsiderueshme, 13.4%, janë të zënë me detyra dhe përgjegjësi familjare, duke i dhënë përparësi kujdesit për familjet e tyre mbi karrierën profesionale. Pjesa më e madhe, prej 35.3%, përballen me arsye të tjera që i mbajnë larg tregut të punës. Ndërkohë, një lajm paksa optimist është ulja prej 5.7 pikë përqindje në numrin e të rinjve të dekurajuar krahasuar me vitin paraardhës.
Sondazh

Agjentët imobiliar kërkesë Parlamentit për rivlerësimin 3% - Shoqata: Ngërç, zvarritja ka bllokuar shit-blerjen e pasurive të paluajtshme!
Diamila Leka/ Scan Agjencitë imobiliare në një deklaratë të përbashkët i drejtohen një zëri Parlamentit që të avancojë në lidhje me miratimin e taksës së......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore - Forcohen Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota konstante teksa është blerë sot me 91.8lekë dhe është shitur me 92.8 lekë duke mos ndryshuar shumë nga dita e......

Mete zhvillon takim me Shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber. Takimi u zhvillua në......

Për çfarë ankohen më shumë në Prokurime Publike? - Në 5 muaj regjistrohen 388 ankesa, arkëtohen 7.9 milionë lekë si garanci
Diamila Leka/ Scan Komisioni i Prokurimit Publik ka regjistruar 93 ankesa gjithsej për muajin maj. Dhe duke i analizuar ankesat sipas procesit për të cilin......

Pse po bien shitjet e automjeteve elektrike? - Pasoja të rënda për prodhuesit
Dorina Kurtaj /SCAN Prodhuesit e automjeteve që kanë investuar veçanërisht shumë në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve të pastra elektrike po detyrohen......

Asgjë nuk e ndal fluksin e turistëve në Europë - Këtë vit do shpenzohet shuma rekord prej 800 miliard eurosh
Dorina Kurtaj /SCAN Valët e të nxehtit, hotelet e shtrenjta dhe mbipopullim në rrugë, restorante dhe dyqane të qyteteve. Asgjë nuk po dekurajon turistët,......

Hekurudhat ‘rikthejnë’ Shkozetin - Masterplan për modernizimin e reparteve të mirëmbajtjes së trenave
Hekurudha Shqiptare po planifikon rindërtimin dhe funksionimin e Depot-it së trenave në Shkozet. Synimi është që në vitin e ardhshëm ky vend të shërbejë për......

Kina mbizotëron në sektorin e energjisë së erës dhe diellit - Kapaciteti i vendit dy herë më i madh se ai i pjesës tjetër të botës
Dorina Kurtaj /SCAN Hulumtimet e publikuara nga organizata ‘Global Energy Monitor’ – GEM, treguan se Kina ka 180 gigavat energji diellore në ndërtim dhe 15......