Ndërprerja e plotë energjisë, Drenova: Ja e vërteta - Drejtori i OST flet për shkaqet e ‘blackout-it’ që ndodhi më 21 qershor 2024

Më 21 qershor 2024 në katër vende të Ballkanit, përkatësisht Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë e pjesërisht në Kroaci, pati një ndërprerje të plotë të furnizimit me energji elektrike. Se çfarë ka ndodhur atë ditë e shpjegoi në një intervistë për portalin Albanian Post administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova. Sipas tij pavarësisht dyshimeve dhe keqinformimeve “Shqipëria nuk ishte burimi i ngjarjes dhe ca me keq fajtore”.
Drenova shpjegon se bazuar në informacionin e dërguar nga Operatorët e Transmetimit më 21 qershor nuk pritej asnjë anomali. Por nga hetimet paraprake ka rezultuar se problematika ka nisur në Malin e Zi në orën 12:09, pas një defekti në linjën 400kv Podgoricë-Ribarevinë. Drenova teknikisht e shpjegon në këtë mënyrë situatën ‘Burimi i incidentit është i vështirë të përcaktohet në këtë moment, pasi ende janë duke u mbledhur informacione nga Operatorët e Transmetimit, të Shpërndarjes, gjeneruesit në të 4 vendet e Ballkanit.
Deri më tani është evidentuar se ka pasur një linjë 400kV Tuzla-Visegrad, jashtë pune në sistemin e Bosnjës, e cila ka qenë e padeklaruar dhe mungonte si informacion në analizën e sistemit. Për momentin njihet deri diku, sekuenca paraprake e ngjarjes, e cila e vijon me një difekt në linjën 400kV Podgoricë-Ribarevinë në Mal të Zi, ora 12:09, e cila ka shkaktuar një rishpërndarje të flukseve të fuqisë dhe një rritje të fluksit në linjën Greqi-Shqipëri, më pas ndodh një defekt kalimtar në linjën Shqipëri-Greqi në orën 12:21’.
Duke argumentuar se defekti nuk ndodhi në Shqipëri, kreu i OST flet edhe për kohën e shpejti të riparimit në Shqipëri, ndërkohë që me operatorët e tjerë nuk ka ndodhur e njëjta gjë. “Linja 400kV Shqipëri-Greqi (Zemblak-Kardia) është rikthyer në punë për një kohë të shkurtër rreth 15min, pra defekti ka qenë kalimtar, ndërkohë në Mal të Zi, defekti është riparuar pas një kohe të gjatë, gjatë disa orëve. Ndërsa në Bosnjë ka zgjatur akoma më shume rikthimi i sistemit në punë. Në Shqipëri furnizimi i plotë për të gjithë konsumatorët është rikthyer për 30min”.
Ndërkohë në aspektin Teknik Drenova shton edhe një shkak tjetër që janë temperaturat e larta. Sipas tij “Temperaturat e larta kanë luajtur një rol në stakimet kalimtare, por janë marrë masat duke eliminuar faktorë që mund të sjellin stakime, të cilat mund të cenojnë edhe sigurinë e sistemit elektrik’.
Sondazh

Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% - “Nëse pronat tatohen 15%, duhet të llogariten kostot”
Diamila Leka/ Scan Agjentët imobiliarë i kanë bërë kërkesë Parlamentit të avancojë projektligji i rivlerësimit 3%. NË një intervistë për Scan, Reinaldo......

A e kanë braktisur Shqipërinë pushuesit nga Kosova? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë shifrat?
Ledina Elezi/SCAN Vendi ynë ka shënuar një rekord të ri turistësh të huaj në 6 muajt e parë të këtij viti. Që prej muajit janar, Shqipërinë e kanë vizituar......

Bie numri i të vetëpunësuarve në vitin 2023 - Zënë 29.7% të peshës, nga 31.5% që ishte një vit më parë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas vlerësimeve të INSTAT mbi tregun e punës, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me......

AMF, rregullore e re për fondet e pensionit privat - Shtohen raportimet e shoqërive administruese për pasqyrat financiare
Ledina Elezi/SCAN Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po shton dhe ashpërson raportimet që duhet të bëjnë shoqëritë administruese të fondeve të......

Projekti: “Parku i Artit të Tiranës” do të ngrihet në Petrelë - Godinat ushtarake do të transformohen në galeri arti
Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës. Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e......

Qen dhe skaner për të kapur paratë e padeklaruara në kufi - Mbi 173 mijë euro të sekuestruara gjatë këtij viti, ndjekje penale
Elisabeta Dosku/ SCAN Lëvizja me para të padeklaruara në kufi kryesisht nga ana e qytetarëve shqiptarë, por nuk përjashtohen edhe turistët e huaj, vijon të......

Bota po bëhet më e pasur, por kush po përfiton më shumë?
Edel Strazimiri / SCAN Vlera e aseteve në të gjithë globin u rrit në 477 trilionë dollarë (441 trilionë euro) në vitin 2023, sipas raportit të pasurisë......

Rreth 25% e të rinjve jashtë tregut të punës - Ato me arsim të mesëm janë më të prekurit
Armela Duka/SCAN Papunësia mbetet ende sfidë në vendin tonë, sidomos kur analizojmë situatën nga afër përmes shifrave. Në vitin 2023, pavarësisht se norma e......