Sa biznese janë hapur sipas kombësisë në 6 muaj? - Më shumë subjekte si Person Fizik, 7250 në total

Diamila Leka/ Scan
Të dhënat e Opendata raportojnë që në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 9809 biznese në Shqipëri. Por duke e analizuar të dhënat, bizneset sipas anës ligjore janë hapur më shumë si Person Fizik.
Ku person fizik është një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet të pavarur dhe është i vetëpunësuar, por që ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 derinë 8 milionë lekë. Nga sipas të dhënave gjithsej janë hapur 7250 biznese të tillë.
Për të vijuar më tej, biznese si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar janë hapur 2506 në gjashtë muajt e parë. Ndërsa biznese të kategorizuar si shoqëri e thjeshtë janë hapur 23 dhe të degës së shoqërisë së huaj janë hapur vetëm 16, 5 për shoqëri aksionare, 4 subjekte për zyrë përfaqësimi.
Ndërkohë shoqëri e bashkëpunimit bujqësor janë hapur 3 dhe aktivitete me shoqëri aksionare me ofertë publike 1.
Por si është raporti përsa i përket bizneseve të hapura në bazë të kombësisë, janë 8967 biznese shqiptare 100%, ndërsa biznese vetëm të huaja janë hapur 719. BBiznese të cilat janë të përbashkëta pra dhe shqiptare dhe të huaja janë hapur 119 gjithsej dhe janë hapur vetëm 4 subjekte shqiptare shtetërore.
Sondazh

Nuk ka më zyra të lira në Abu Dhabi - Projekt për shfrytëzimin e hapësirave të reja në një ishull fqinj
Dorina Kurtaj /SCAN Përpjekja e Abu Dhabit për t'u bërë një qendër globale për kapitalin ndërkombëtar po krijon një mungesë të hapësirave për zyra në......

Si do të jenë tenderat e së nesërmes? - Ndryshojnë rregullat/ Përcaktohen oferta do të kenë përparësi
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria synon të forcojë rregullat dhe të rrisë kontrollin sa i takon tenderave publikë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të......

Ndërprerja e plotë energjisë, Drenova: Ja e vërteta - Drejtori i OST flet për shkaqet e ‘blackout-it’ që ndodhi më 21 qershor 2024
Më 21 qershor 2024 në katër vende të Ballkanit, përkatësisht Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë e pjesërisht në Kroaci, pati një ndërprerje të plotë të......

Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% - “Nëse pronat tatohen 15%, duhet të llogariten kostot”
Diamila Leka/ Scan Agjentët imobiliarë i kanë bërë kërkesë Parlamentit të avancojë projektligji i rivlerësimit 3%. NË një intervistë për Scan, Reinaldo......

A e kanë braktisur Shqipërinë pushuesit nga Kosova? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë shifrat?
Ledina Elezi/SCAN Vendi ynë ka shënuar një rekord të ri turistësh të huaj në 6 muajt e parë të këtij viti. Që prej muajit janar, Shqipërinë e kanë vizituar......

Bie numri i të vetëpunësuarve në vitin 2023 - Zënë 29.7% të peshës, nga 31.5% që ishte një vit më parë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas vlerësimeve të INSTAT mbi tregun e punës, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me......

AMF, rregullore e re për fondet e pensionit privat - Shtohen raportimet e shoqërive administruese për pasqyrat financiare
Ledina Elezi/SCAN Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po shton dhe ashpërson raportimet që duhet të bëjnë shoqëritë administruese të fondeve të......

Projekti: “Parku i Artit të Tiranës” do të ngrihet në Petrelë - Godinat ushtarake do të transformohen në galeri arti
Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës. Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e......