Kush e synon pengimin e integrimit të Ballkanit në BE? - DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”. “Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
DASH tha se pikërisht për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe të avancohet reformat “që do të pakësojnë mundësinë për ndikimin malinj rus dhe do të sillnin paqe, stabilitet dhe prosperitet për rajonin”.
Në Kosovë udhëheqësit politikë së fundi kanë intensifikuar paralajmërimet e tyre se Serbia po përgatitet për një sulm apo provokim ndaj Kosovës. Por, sa herë që autoritetet kosovare flasin për një kërcënim të tillë, nuk lënë pa përmendur aleaten e Beogradit, Rusinë, që ato thonë se është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës dhe të rajonit.
Njohës të zhvillimeve në Ballkan janë shprehur se aleatja e Beogradit, Moska, po synon të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga lufta e saj në Ukrainë. Sipas tyre Fuqitë e Mëdha duhet t’i dërgojnë mesazh të qartë Serbisë se nëse vepron në veri të Kosovës, NATO-ja do të reagojë.
Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e shqetësuar se tensionet lokale mund të përshkallëzohen në tensione serioze politike në rajon.

Sa biznese janë hapur sipas kombësisë në 6 muaj? - Më shumë subjekte si Person Fizik, 7250 në total
Diamila Leka/ Scan Të dhënat e Opendata raportojnë që në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 9809 biznese në Shqipëri. Por duke e analizuar të......

Nuk ka më zyra të lira në Abu Dhabi - Projekt për shfrytëzimin e hapësirave të reja në një ishull fqinj
Dorina Kurtaj /SCAN Përpjekja e Abu Dhabit për t'u bërë një qendër globale për kapitalin ndërkombëtar po krijon një mungesë të hapësirave për zyra në......

Si do të jenë tenderat e së nesërmes? - Ndryshojnë rregullat/ Përcaktohen oferta do të kenë përparësi
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria synon të forcojë rregullat dhe të rrisë kontrollin sa i takon tenderave publikë. Në strategjinë sektoriale të menaxhimit të......

Ndërprerja e plotë energjisë, Drenova: Ja e vërteta - Drejtori i OST flet për shkaqet e ‘blackout-it’ që ndodhi më 21 qershor 2024
Më 21 qershor 2024 në katër vende të Ballkanit, përkatësisht Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë e pjesërisht në Kroaci, pati një ndërprerje të plotë të......

Pipiria: Tatimi i rivlerësimit duhet të jetë 0% - “Nëse pronat tatohen 15%, duhet të llogariten kostot”
Diamila Leka/ Scan Agjentët imobiliarë i kanë bërë kërkesë Parlamentit të avancojë projektligji i rivlerësimit 3%. NË një intervistë për Scan, Reinaldo......

A e kanë braktisur Shqipërinë pushuesit nga Kosova? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë shifrat?
Ledina Elezi/SCAN Vendi ynë ka shënuar një rekord të ri turistësh të huaj në 6 muajt e parë të këtij viti. Që prej muajit janar, Shqipërinë e kanë vizituar......

Bie numri i të vetëpunësuarve në vitin 2023 - Zënë 29.7% të peshës, nga 31.5% që ishte një vit më parë
Xhorxhina Deda/SCAN Sipas vlerësimeve të INSTAT mbi tregun e punës, rezulton se për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me......

AMF, rregullore e re për fondet e pensionit privat - Shtohen raportimet e shoqërive administruese për pasqyrat financiare
Ledina Elezi/SCAN Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po shton dhe ashpërson raportimet që duhet të bëjnë shoqëritë administruese të fondeve të......