Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2024, 13:37

Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin

Nga SCAN TV
Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën

Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për rikonstruksionin e sheshit mes galerisë së pjerrët dhe shpatit të djathtë në digën e Komanit.

Fondi limit është rreth 90 milionë lekë.

Qëllimi dhe objektivi i kësaj kontrate është realizimi i një projekti zbatimi, i cili ka synim përmirësimin e infrastrukturës operuese në galerinë e monitorimit dhe të sheshit në anë të saj.

Realizimi dhe zbatimi i këtij projekti, do të ketë objektiv përmirësimin e kushteve teknike edhe rritjen e sigurisë gjatë operimit si dhe rritjen e jetegjatësisë së veprës në terësinë e saj.

Ky projekt do të bëjë të mundur rehabilitimin e sheshit në krah të galerisë duke e bërë atë funksional dhe eficent.

Gjithashtu ky projekt synon rehabilitimin e Galerisë së pjerrët në terësi si dhe montimin brenda saj, të një Dekovili të Ri.

Hidrocentrali i Komanit është një nga tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, i cili administrohet nga KESH. HEC Koman është ndërtuar në vitin 1985 dhe ka një fuqi të instaluar prej 600 KWH.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......