Spanja pret numër rekord turistësh këtë verë - Protestat anti turizëm përfshijnë vendin

Dorina Kurtaj/ SCAN
Gati 41 milionë turistë të huaj, një rekord i ri, pritet të vizitojnë Spanjën këtë verë, ku lëvizja kundër hiperturizmit është në rritje, sipas parashikimeve të publikuara nga Ministria e Turizmit.
Kjo përqindje është 13% më e lartë se ajo e verës së vitit 2023 – kur u vendos rekordi i mëparshëm. Të ardhurat nga turizmi nga vizitorët e huaj vlerësohen të rriten me 22%, në 59 miliardë euro. Nëse këto parashikime konfirmohen, produkti i brendshëm bruto turistik i Spanjës do të kalojë 200 miliardë euro për herë të parë këtë vit.
Destinacioni i dytë më i madh turistik në botë pas Francës, Spanja mirëpriti 85.1 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar, kryesisht britanikë, francezë dhe gjermanë. Një shifër rekord e cila, bazuar në parashikimet e qeverisë, pritet të tejkalohet në masë të madhe këtë vit.
Sipas organizatës së punëdhënësve Exceltur, të ardhurat e sektorit të turizmit të Spanjës pritet të rriten me 5.3% gjatë një viti këtë verë dhe me 4.6% për të gjithë vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.
Këto parashikime vijnë pasi protestat kundër mbiturizmit janë shumëfishuar javët e fundit, ku disa mijëra banorë demonstruan sërish për të kërkuar “kufizime” ndaj fenomenit.
Protestuesit, ankohen për ndotjen akustike, ndotjen, mbingarkesën e infrastrukturës së transportit dhe rritjen e çmimeve të banesave, kryesisht për shkak të shndërrimit të shumë apartamenteve në qira turistike.
Ky zemërim ka nxitur shumë bashki dhe rajone të ndërmarrin hapa në përpjekje për të frenuar problemin, duke përfshirë Barcelonën, e cila njoftoi më 21 qershor se donte t'i jepte fund dhënies me qira të apartamenteve turistike deri në vitin 2029, në mënyrë që të lehtësonte banorët në strehim.
Sondazh

Zhvillimi ekonomik, SHBA dhe Kina po ngadalësohen - Rradha e Bashkimit Europian për të qenë në krye
Dorina Kurtaj/ SCAN Ekonomia e Eurozonës u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën kohë inflacioni ra ndjeshëm. Instituti......

130 miliard dollarë për centralet bërthamore në Europën Lindore - Qeveritë po planifikojnë projekte pa e ditur se kush do të paguajë për ‘to
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpërthimi në uzinën e Çernobilit në vitin 1986 frenoi stuhinë e projekteve bërthamore në Europën Lindore gjatë epokës sovjetike dhe më......

Verërat “Made in Albania” vendosin rekord në eksport. Zgjerohet terreni i shitjeve në botë, më shumë vreshta në prodhim
Vera “Made in Albania” është produkt që po zgjeron çdo ditë e më shumë terrenin në tregjet ndërkombëtare, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat......

“Shpenzoni kusurin”, fushata e veçantë në Belgjikë. Objektiv, rikthimi në qarkullim i monedhave të vjetra
Një fushatë që u kërkon qytetarëve të shpenzojnë kusurin e tyre ka nisur në Belgjikë, duke dëshmuar se paratë e gatshme po humbasin “terren”. Fushata "shpenzo......

Si ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë për stabilitetin e kursit të këmbimit? - BSH: Në tre muajt e parë janë janë blerë 32.60 milionë euro përmes ankandeve
Kursi i këmbimit midis monedhës shqiptare dhe asaj europiane prej më shumë se një viti nuk ka arritur stabilitetin e duhur. Por, që nga muaji maj i këtij viti......

“38% më shumë individë që punojnë në të zezë” - ISHP inspektoi 4948 biznese mbi bazë risku në 6 muajt e parë të vitit
Ledina Elezi/SCAN Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vijuar me kontrollet për respektimin e standarteve të punës sipas......

Zënia e peshkut në “revansh”, rritje me 39 % - Kërkesa e shtuar/ Peshkatarët kapin mbi 1300 ton në 5 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN Zënia e produkteve peshkore në det ka regjistruar një rritje prej 39% gjatë periudhës janar-maji 2024, krahasuar me një vit më parë.......

Klubi i të pasurve në botë: 2 trilion dollarë për 14 persona - 58 milionerë mbajnë gjysmën e pasurisë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Në botë ekziston një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm për ata që kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë. Pjesë e tij janë vetëm 14......