Shqiptarët, shpenzime rekord për kondicionerë - Bizneset: Vala e të nxehtit ka shtuar kërkesat nga klientët

Ledina Elezi/SCAN
I nxehti përvëlues ka bërë që qytetarët shqiptarë të rrisin shpenzimet e tyre për të blerë pajisje freskuese dhe ftohëse. Për të përballuar valën e të nxehtit që ka kapluar Shqipërinë, shumë shqiptarë i janë drejtuar bizneseve eletroshtëpiake, me qëllim blerjen e kondicionerëve dhe ventilatorëve të ndryshëm.
Kjo rritje e kërkesës nga qytetarët është përkthyer në fitime më të mëdha për bizneset që merren me tregtimin e këtyre pajisjeve. Bizneset kanë raportuar një shitje rekord të kondicionerëve gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës dhe sipas tyre, interesi i shtuar nga klientët nuk është reflektuar në rritje të çmimeve nga ana e tyre.
Temperaturat e larta e kanë kthyer ajrin e kondicionuar nga një luks në domosdoshmëri. Krahasuar me të dhënat e CENSIT 2011, censi i vitit 2023 ka treguar një rritje me 27.5% të familjeve që kanë instaluar kondicionerë. Megjithatë, përveç kostos së lartë të blerjes së një kondicioneri, ky i fundit ka një kosto të lartë edhe për sa i takon energjisë elektrike. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Enti Rregullator i Energjisë, mesatarisht 37% e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje shkon vetëm për ftohjen dhe ngrohjen e hapësirës.
Sondazh

Hapen aplikimet për kredi me 0% interes për punonjësit e administratës - Nga vërtetimet e ASHK te marrëveshjet noteriale, cilat janë dokumentet që duhen?
Diamila Leka/ SCAN Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar hapjen e aplikimeve për trajtimin me kredi të lehtësuar, 0%......

Shqipëria prodhoi 1.4 milionë ton perime - Cili është qarku më tokën më të “varfër” dhe kush “punon” më shumë?
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin......

‘Javë ferri’ në Shqipëri - Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë
Ledina Elezi/ SCAN “Një javë ferri”..kështu e ka cilësuar këtë javë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak atë që do të ndodhë më temperaturat këtë javë në......

Tatimet mbledhin 284 milionë euro më shumë në 6 mujor - Turizmi dhe sigurimet “karikojnë” buxhetin e shtetit
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore ka mbledhur 28.5 miliardë lekë apo 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë, por edhe turistët e......

Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite? - Vendi ynë, me rënien më të lartë në hartën europiane
Xhorxhina Deda/ SCAN Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i......

Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për......

Temperaturat ekstreme në Kosovë - Qeveria merr masa, kufizon orarin e punës për disa kategori
Dorina Kurtaj/ SCAN Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, qeveria e Kosovës ka marrë masa për kufizimin e orarit të punës nga data......

Si reaguan tregjet pas atentatit të Trump? - Përpjekja për vrasjen e Trump ndryshon tregun
Dorina Kurtaj/ SCAN Atentati ndaj Donald Trump është një pikë kthese në betejën parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara, ku ish-presidenti amerikan duket se jo......