Shqipëria prodhoi 1.4 milionë ton perime - Cili është qarku më tokën më të “varfër” dhe kush “punon” më shumë?

Elisabeta Dosku/ SCAN
Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin vendas dhe pjesa tjetër për eksport.
Në grupin e perimeve të prodhuara përfshihen perimet e njoma, perimet e thata, dhe bostanoret.
Nëse do të analizojmë prodhimin përgjatë vitit 2023 të ndarë sipas qarqeve, referuar të Dhënave të INSTAT, duket se kryeson qarku i Fierit, me një sasi prej 544 mijë ton. Qark ky që ka në dispozicion fusha të mëdha pjellore, klimë të përshtatshme, por edhe që ka investuar në ndërtimin e serave për të nxjerrë prodhim përpara sezonit . E llogaritur në përqindje, qarku i Fierit zë 38.86% të prodhimit total në mbarë vendin.
Një peshë të konsiderueshme të prodhimit të perimeve zë edhe qarku i Tiranës, që pason fierin, me rreth 154 mijë ton në vit.
Më pas renditet qarku i Beratit me 138 mijë ton prodhime të nxjerra për konsum gjatë 2023, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 111 mijë ton dhe qarku i Durrësit me 104 mijë ton.
Pjesa tjetër e qarqeve prodhojnë sasi nën 100 një mijë ton. Ndër qarqet që kanë prodhimtari më të ulët të perimeve janë Gjirokastra dhe Kukësi, me afro 14 mijë ton secili. Kjo për shkak edhe të kushteve klimatike.
Dominancën në eksport e ka qarku i Fierit, ku janë ndërtuar edhe qendra të mëdha grumbullimi që kujdesen për të gjithë zinxhirin e prodhimit deri në tregtimin e tij jashtë kufijve.

‘Javë ferri’ në Shqipëri - Impakt jo vetëm mbi shëndetin, por edhe mbi ekonominë
Ledina Elezi/ SCAN “Një javë ferri”..kështu e ka cilësuar këtë javë Shërbimit Meteorologjik Ushtarak atë që do të ndodhë më temperaturat këtë javë në......

Tatimet mbledhin 284 milionë euro më shumë në 6 mujor - Turizmi dhe sigurimet “karikojnë” buxhetin e shtetit
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata tatimore ka mbledhur 28.5 miliardë lekë apo 284 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë, por edhe turistët e......

Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite? - Vendi ynë, me rënien më të lartë në hartën europiane
Xhorxhina Deda/ SCAN Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i......

Tender për rehabilitim në HEC KOMAN - KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për......

Temperaturat ekstreme në Kosovë - Qeveria merr masa, kufizon orarin e punës për disa kategori
Dorina Kurtaj/ SCAN Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, qeveria e Kosovës ka marrë masa për kufizimin e orarit të punës nga data......

Si reaguan tregjet pas atentatit të Trump? - Përpjekja për vrasjen e Trump ndryshon tregun
Dorina Kurtaj/ SCAN Atentati ndaj Donald Trump është një pikë kthese në betejën parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara, ku ish-presidenti amerikan duket se jo......

Spanja pret numër rekord turistësh këtë verë - Protestat anti turizëm përfshijnë vendin
Dorina Kurtaj/ SCAN Gati 41 milionë turistë të huaj, një rekord i ri, pritet të vizitojnë Spanjën këtë verë, ku lëvizja kundër hiperturizmit është në......

Zhvillimi ekonomik, SHBA dhe Kina po ngadalësohen - Rradha e Bashkimit Europian për të qenë në krye
Dorina Kurtaj/ SCAN Ekonomia e Eurozonës u rrit ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën kohë inflacioni ra ndjeshëm. Instituti......