Përmbyllet java e detarisë - Firmoset marrëveshja për krijimin e një platforme monitorimi

Më 13, 14 dhe 15 qershor aktorët më të rëndësishëm vendas dhe të huaj të sektorit detar u bënë bashkë për të diskutuar mbi logjistikën dhe zinxhirët e furnizimit rajonal të transportit detar. Java detare është kthyer në një traditë të përvitshme, kësaj here nën sloganin "Së bashku për detarët".
Kjo ngjarje e mbushur me aktivitete ka shërbyer si një platformë për të trajtuar aspekte të rëndësishme në lidhje me infrastrukturën portuale, lehtësimin e tregtisë, ndërgjegjësimin dhe mirëqenien e komunitetit detar.
Pjesëmarrja e Universitetit të Durrësit në këtë partneritet ka drejtuar fokusin edhe te punësimi i të rinjve në këtë sektor. Në port gjendej edhe tenda e hapur per panair pune dhe rekrutime.
Ilir Nezha, Kapiten i Rangut të tretë në anijen patrulluese "Iliria", ndau për Televizionin Scan, Media Partner-in e kësaj ngjarje, informacione mbi atë çka duhet për të qenë pjesë e sektorit detar.
"Për të qenë pjesë e forcave detare mjafton të jetë arsimi i duhur, kënaqësia dhe një kërkesë aplikimi tek qendra e personelit të rekrutimit."
Të qënit pjesë e forcave detare ka dhe vështirësi, por megjithatë tejkalohen me shumë profesionalizëm dhe përkushtim.
Sezoni turistik e shton prezencën në det, rrjedhimisht edhe përgjegjësia e forcave detare shtohet krahas saj.
Në tryezat e organizuara kanë qenë të pranishëm zyrtarë të shumtë. Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, e konsideron këtë maratonë aktivitetesh shumë të rëndësishme.
Sipas tij, ky sektor mund transformohet në një motorr të zhvillimit ekonomik të vendit.
Sakaq, edhe zëvëndës kryeminstrja Belinda Balluku, theksoi se Shqipëria është vendi që mban portën e Korridorit të 8 si dhe të Korridorit Blu të cilët i japin rëndësi të veçantë.
Përmbyllja e kësaj Jave Detare, e cila tashmë vjen për të tretin vit, pasoi me një firmosje të marrëveshjes, e cila ka në fokus krijimin e një platforme digjitale për monitorimin në kohë reale të të gjithë statistikave të vëllimeve jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.
Adelina Onuzi/ SCAN
Sondazh

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës - Realizohet 40% e volumit, Balluku: Do të jemi gati në afatin e premtuar
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin......

Pensionet, koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave - Zbardhet vendimi i ISSH, hyn në fuqi në 1 korrik. Preken 20 mijë persona
Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të......

Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka Botërore publikon vlerësimin për projektin e zhvillimit të gjelbër
Banka Botërore ka publikuar vlerësimin e parë për ecurinë e projektit “Përshtatshmëria e parë dhe zhvillimi i gjelbër”, duke e klasifikuar në “progres i......

62% më shumë vizitorë në muajin prill - Në bregdet, apo rajonin qendër. Ku qëndruan më shumë pushuesit?
Muaji prill është mbyllur me rritje të numrit të vizitorëve. Të dhënat e Institutit të Statistikave rezultojnë që gjithsej kemi një rritje me 62% duke......

Pse po konsumojnë qytetarët më pak? - Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje
Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i......

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024......

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......