Pse po konsumojnë qytetarët më pak? - Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje

Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i paktë i qytetarëve po u kushton tregtarëve.
“Nuk kanë lekë me çfarë t’i blejnë. Edhe neva na kalben i hedhim. Kështu funksionon, ato nuk blejnë ne i hedhim. Çmimet janë për tokë, domatja vjet kaqenë më shtrenjtë, këtë vit me 80 lekë më e mira, më cilësorja. Nuk ka shitje. Tani blejnë vetëm ca qershi, gjysmë kile.”
“Më shtrenjtë janë. Shumë më shtrenjtë. Ne kërkojmë më të lirat. Kontrollojmë gjithë tregun, aty ku gjejmë më lirë i marrim. Kryesisht blejmë zarzavate.”
Mishi dhe nënproduktet e tij ende konsiderohen si produkte luksi dhe nuk konsumohen shumë nga qytetarët.
“Ne hamë zarzavate se si arrijmë dot t’i blejmë, jemi pensionistë”.
Por referuar të dhënave të INSTAT, produktet e shportës raportohen me rritje, nga ushqimet tek shërbimet. Dhe specifikisht, ushqimet janë shtrenjtuar 1.5% nga një vit më parë. Nga ana tjetër zarzavatet dhe peshku kanë pasur rritjen më të madhe të çmimit me 5.4% dhe 5.2%.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024......

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Trashëgimtarja austriake lejon 50 qytetarë të vendosin për pasurinë e saj prej 25 milionë euro!
Marlene Engelhorn ka rishpërndarë mbi 25 milionë euro të trashëgimisë së saj në organizata të ndryshme. Në mesin e 77 organizatave që do të marrin paratë,......

Raporti: Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë 'magneti i pasurisë' numër 1 në botë!
Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë magneti kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi. Kjo rezulton sipas hulumtimit të ri nga Henley Private......

Brukseli synon shpenzuesit e mëdhenj ndërsa rregullat e deficitit pas pandemisë hyjnë në fuqi
Komisioni Europian do të zbulojë më vonë sot (19 qershor) një paketë ekonomike të fokusuar tek anëtarët që i sheh se kanë deficite buxhetore tepër të larta,......

Scholz zotohet të përmirësojë trajtimin e emigracionit të parregullt!
Kancelari Olaf Scholz u takua me liderët nga Gjermania Lindore në Wittenberg me emigracionin që ishte një temë e nxehtë në axhendë. Diskutimet mes liderëve......