Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024 regjistrohet në 2.5%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.2%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet poshtë kufirit mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Maj, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.7%, ndërkohë që në Shqipëri kjo normë arrinte në 2.5%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Rumania me 5.8%, Islanda me 5.2%, Mali i Zi me 5.1%, Blegjika dhe Maqedonia e Veriut. Pra, edhe për Majin, shifrat tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet vendi me normën më të ulët të çmimeve në rajon.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 3.9% vërehet në grupet “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 2.8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.7% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.6%, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, “Transporti” me 0.3% dhe “Komunikimi” me 0.2%.
Në muajin Maj 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.04%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0.9%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.2%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Trashëgimtarja austriake lejon 50 qytetarë të vendosin për pasurinë e saj prej 25 milionë euro!
Marlene Engelhorn ka rishpërndarë mbi 25 milionë euro të trashëgimisë së saj në organizata të ndryshme. Në mesin e 77 organizatave që do të marrin paratë,......

Raporti: Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë 'magneti i pasurisë' numër 1 në botë!
Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë magneti kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi. Kjo rezulton sipas hulumtimit të ri nga Henley Private......

Brukseli synon shpenzuesit e mëdhenj ndërsa rregullat e deficitit pas pandemisë hyjnë në fuqi
Komisioni Europian do të zbulojë më vonë sot (19 qershor) një paketë ekonomike të fokusuar tek anëtarët që i sheh se kanë deficite buxhetore tepër të larta,......

Scholz zotohet të përmirësojë trajtimin e emigracionit të parregullt!
Kancelari Olaf Scholz u takua me liderët nga Gjermania Lindore në Wittenberg me emigracionin që ishte një temë e nxehtë në axhendë. Diskutimet mes liderëve......

Ndryshon planifikimi i rezervave materiale të shtetit - Pr/ligji, përgjigje ndaj “tkurrjes” së popullsisë dhe rrezikut nga fatkeqësitë natyrore
Planifikimi i rezervave materiale të shtetit do të bëhet përmes një Plani Strategjik Afatmesëm dhe një Plani Vjetor. Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për......