A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH

Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të shportës por jo vetëm. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat bruto nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 5 mujor janë regjistruar në nivelin 96.2 miliardë lekëve me një rritje prej 11.6 miliardë lekësh në raport me një vit më parë.
Dhe pavarësisht se rimbursimet e dhëna nga buxheti për TVSH-në janë rritur me 3.7 miliardë lekë gjatë kësaj periudhe, sërish të ardhurat neto nga TVSH-ja rezultojnë 8.1 miliardë lekë apo 81 milionë euro më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rritje ka shënuar edhe TVSH-ja e mbledhur në import, pavarësisht kursit të këmbimit, çka tregon kërkesën në rritje të qytetarëve për produkte ushqimore dhe jo ushqimore, por peshën më të rëndësishme e zë TVSH-ja që xhirohet në vend dhe mblidhet nga shitjet e produkteve të ndryshme.
Të ardhurat nga TVSH së arkëtuar (neto) brenda vendit, administruar nga tatimet, u realizua në masën 23.2 miliardë lekë, 4.5 miliardë lekë ose 24.2% më shumë se 5-mujori 2023.
Ajo që vihet nga të dhënat e përpunuara nga SCAN TV, është që nëse marrim në analizë të njëjtën periudhë në 5 vitet e fundit, rritja është progresive dhe 2024 -ta shënon rekord në të hyrat nga TVSH dhe thuajse regjistrohet një dyfishim në raport me vitin 2020, kur TVSH-ja neto e arkëtuar regjistrohej në 47.9 miliardë lekë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është normalizmi i çmimeve gjatë këtij viti, gjë që i ka shtyrë qytetarët të rrisin kërkesën dhe konsumin. Ky konsum është i lidhur edhe më rritjen e pagave në administratë, gjë që i ka dhënë më shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Sipas të dhënave të INSTAT pagat në shtet u rritën me 16% në tremujorin e parë të vitit aktual në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër rritja e numrit të turistëve nga viti në vit konsiderohet gjithashtu si faktor kryesor për rritjen e konsumit. Këtë vit pritet që vendi ynë të vizitohet nga rreth 14 milionë turistë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Trashëgimtarja austriake lejon 50 qytetarë të vendosin për pasurinë e saj prej 25 milionë euro!
Marlene Engelhorn ka rishpërndarë mbi 25 milionë euro të trashëgimisë së saj në organizata të ndryshme. Në mesin e 77 organizatave që do të marrin paratë,......

Raporti: Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë 'magneti i pasurisë' numër 1 në botë!
Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë magneti kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi. Kjo rezulton sipas hulumtimit të ri nga Henley Private......

Brukseli synon shpenzuesit e mëdhenj ndërsa rregullat e deficitit pas pandemisë hyjnë në fuqi
Komisioni Europian do të zbulojë më vonë sot (19 qershor) një paketë ekonomike të fokusuar tek anëtarët që i sheh se kanë deficite buxhetore tepër të larta,......

Scholz zotohet të përmirësojë trajtimin e emigracionit të parregullt!
Kancelari Olaf Scholz u takua me liderët nga Gjermania Lindore në Wittenberg me emigracionin që ishte një temë e nxehtë në axhendë. Diskutimet mes liderëve......

Ndryshon planifikimi i rezervave materiale të shtetit - Pr/ligji, përgjigje ndaj “tkurrjes” së popullsisë dhe rrezikut nga fatkeqësitë natyrore
Planifikimi i rezervave materiale të shtetit do të bëhet përmes një Plani Strategjik Afatmesëm dhe një Plani Vjetor. Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për......

Bashkitë “furnizohen” me taksat e ndërtimit dhe turizmit - 5-mujori, mbledhin 56 milionë euro më shumë se 2023-shi
61 bashkitë në vend janë “hedhur në sulm” duke rritur në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat e tyre përgjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen valutat kryesore
Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme edhe pse vijon të qëndrojë nën 100 lekë duke u blerë sot me 99.9 lekë dhe duke u shitur me......