Bashkitë “furnizohen” me taksat e ndërtimit dhe turizmit - 5-mujori, mbledhin 56 milionë euro më shumë se 2023-shi

61 bashkitë në vend janë “hedhur në sulm” duke rritur në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat e tyre përgjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën 5 mujore, Janar-Maj të këtij viti, të ardhurat e pushtetit vendor regjistrohen në 18 miliardë lekë nga 12.4 miliardë lekë që ishin në 5 mujorin e vitit 2023, me një rritje prej 5.6 miliardë lekësh apo rreth 56 milionë euro.
Ndër zërat kryesor që kanë gjeneruar këto të ardhura vihet re një rritje e konsiderueshme nga taksat lokale, ku janë mbledhur në total 14.2 miliardë lekë apo 4.6 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. E thënë ndryshe, rritja regjistrohet në 32.4 për qind.
Duke qenë se taksa kryesore që furnizon bashkitë është taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, me një peshë prej 63 për qind në raport me taksat dhe tarifat e tjera, shifrat tregojnë se bumi i ndërtimeve, qoftë në kryeqytet por edhe në zonat bregdetare kryesisht, ka bërë që pushteti lokal të ketë të ardhura më të majme. Po ashtu ndikim në këtë pjesë ka pasur edhe rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet, pasi Tirana është edhe bashkia që mbledh më shumë të ardhura në krahasim me 60 njësitë e tjera të vetëqeverisjes vendore.
Po ashtu ndikim në këtë perfomancë duket se ka dhënë edhe taksa e hotelit e cila paguhet për netëqendrimi, ku me shtimin e numrit të turistëve përgjatë këtij viti, shifër që ka pësuar një rritje prej 38 % këtë vit, dhe rrjedhimisht janë derdhur më shumë të ardhura në buxhetin e bashkive. Nga ana tjetër , të dhënat nga tregu i pasurive të paluajtshme tregojnë një shtim të numrit të transaksioneve, duke bërë që edhe në këtë drejtim të hyrat nga ransferimi i pronësisë në buxhetet e bashkive të jenë të më të larta.
Sa i takon taksës mbi pasurinë, në 5 mujor, janë arkëtuar 3.8 miliardë lekë, me një rritje prej 1.1 miliardë lekësh në raport me një vit më parë. Kjo taksë mblidhet kryesisht në bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen valutat kryesore
Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme edhe pse vijon të qëndrojë nën 100 lekë duke u blerë sot me 99.9 lekë dhe duke u shitur me......

Tregtia e lirë mes Serbisë dhe Kinës - Marrëveshja hyn në fuqi në datën 1 korrik
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës hyn në fuqi më 1 korrik dhe pritet ti vendosë kompanitë serbe në një pozicion shumë më të mirë në......

5 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët - Jetesa bëhet gjithnjë e më e papërballueshme në Azi dhe Europë
Për shumë njerëz, mendimi për të lëvizur anembanë globit për punë është emocionues dhe tronditës. Të qenit emigrant vjen me një sërë sfidash unike, por vitet e......

Vlera e tregut, Nvidia lë pas Microsoft - Aktualisht, kompania publike më me vlerë në botë
Nvidia, e njohur prej kohësh në komunitetin e lojërave për çipat e saj grafikë, aktualisht është kompania publike më me vlerë në botë. Aksionet e prodhuesit të......

Finlanda, vendi i parë në BE që nxjerr uranium - Objektivi, prodhim 200 ton në vit deri në 2026
Vendi i parë që do të nxjerrë uranium në Bashkimin Europian është Finlanda. Lajmi u konfirmua nga kompania finlandeze e minierave dhe kimikateve Terrafame në......

Milionerët braktisin Britaninë e Madhe - Arsyeja kryesore, situata politike në vend
Një numër rekord milionerësh pritet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar këtë vit, sipas hulumtimeve të reja, me zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti që......

Ekskluzive/ Balluku: Infrastruktura rrugore në një transformim të thellë. Datat dhe ora kur dorëzohen projektet e mëdha të vitit 2024
https://youtu.be/D5_mHH59o2Q?si=Tf9UqSCQnAvMVYfG Shqipëria është kthyer në një kantier të madh punimesh për veprat e infrastrukturës. Në një intervistë të......

Buxheti “nxjerr” paratë për uljen e taksave - Në 5 muaj mbledh 290 milionë euro më shumë se një vit më parë
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 287.1 miliardë lekë apo 29 miliardë lekë më shumë se një vit më parë duke vijuar perfomancën e......