Ekskluzive/ Balluku: Infrastruktura rrugore në një transformim të thellë. Datat dhe ora kur dorëzohen projektet e mëdha të vitit 2024
https://youtu.be/D5_mHH59o2Q?si=Tf9UqSCQnAvMVYfG
Shqipëria është kthyer në një kantier të madh punimesh për veprat e infrastrukturës. Në një intervistë të dhënë posaçërisht për emisionin “INSIDER Turizmi”, kushtuar Dibrës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur afatet e dorëzimit të disa akseve shumë të rëndësishme rrugore, të cilat pritet të krijojnë lehtësi shumë të mëdha në qarkullim.
“Tuneli i Llogarasë do të hapet më datë 5 korrik. Kemi vendosur dhe orën që është ora 10:00. Vlonjatët e quajnë tunelin e tyre. Unë them që është tuneli i të gjithë Shqipërisë. Llogaraja është porta për të kaluar nga Vlora për në rivierën jugore megjithatë unë di që do të ketë një festë të madhe të organizuar nga vlonjatët.
Ndërkohë që Thumanë-Kashar hapet më datë 30 qershor në orën 19:00 duke qënë se është vapë dhe flasim për një segment i cili është i kategorisë A dhe duke qenë se është asfalti i hedhur menduam të jetë pak më në perëndim pasi bëhet fjalë edhe për ditët më të gjata të vitit dhe parashikohet që javët në vazhdim të jenë javë shumë të nxehta. Kështu që kemi vendosur të jetë mbasditja.
Ndërkohë këtë vit kemi dhe 2 vepra të tjera të cilat dorëzohen. Do të dorëzohet Unaza e Madhe e Tiranës, një sfidë tjetër e jashtëzakonshme, pasi nuk ka patur kompleksitet gjeologjik, por ka patur kompleksitet për sa i përket pronave dhe shpronësimeve.
Kemi kaluar në zona të tëra informale. Na është dashur t’i akomodojmë të gjithë banorët e atyre zonave. Tashmë ne kemi një paketë të plotë akomoduese si me bonus qiraje po ashtu edhe me shtëpi sociale dhe tashmë kantierët janë duke ecur pa pengesë. Kështu që unë e kam deklaruar disa herë që me 31 dhjetor Unaza do të jetë plotësisht e lidhur dhe e kalueshme. Por ne kemi edhe një kantier tjetër që synojmë ta dorëzojmë më 31 dhjetor që është Aeroporti i Vlorës.
Aeroporti i Vlorës dorëzohet më 31 dhjetor dhe nis faza e certifikimit. Pra nga 1 Janari deri në pranverën e 2025 do jetë një fazë intensive e certifikimit për të vazhduar me verën e 2025 duke filluar me fluturimet. Kështu që është një vit shumë intensiv për infrastrukturën.
Po marr dhe pak kohë të flas edhe për ato çfarë do të nisim, pasi po flasim për Shqipërinë e 2030. Pritet që pas pak ditësh ne të lançojmë garën ndërkombëtare për Portin e Durrësit. Porti i Durrësit do të jetë një ndër veprat më komplekse që ne do të kemi në këtë rrugëtim deri në 2030. Nga ana tjetër është një nga portet më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor pasi është një port i lidhur me 2 porte të tjera të thata.
Pra nuk i shërben vetëm Shqipërisë, por i shërben në mënyrë direkte edhe Kosovës ku kemi të vendosur një port të thatë në Prishtinë dhe i shërben edhe Maqedonisë së Veriut ku kemi të vendosur një port të thatë në Strugë. Ndërkohë në mënyrë indirekte i shërben edhe Bosnjë-Hercegovinës, i shërben edhe Serbisë edhe pse jo edhe Malit të Zi që ka port. Nga ana tjetër është çështje kompeticioni, kush do ketë volume më të lira, kush do ketë infrastrukturën më të mirë” tha Balluku.
Sa i përket rrugës së Arbrit, ajo do të jetë e përfunduar në vitin 2025. Vonesa për kompletimin e kësaj vepre lidhet me problemet gjeologjike që janë hasur në Tunelin e Murrizit.
Intervista e Zëvëndëskryeministres Balluku ishte pjesë e programit 'Insider' kushtuar zhvillimeve turistike në qarkun e Dibrës. Në cilësinë edhe të të deleguarës politike në qark, Balluku përmendi projektet e zhvillimit që janë projektuar për këtë zonë.
“Tani, këtu ku ndodhemi jemi në bulevardin qendror të Peshkopisë. Ky është një bulevard i cili është ndërtuar para disa vitesh, por sigurisht ka patur një gabim në projektim sipas ekspertizës që ne kemi, dhe është përdorur një gur Përmeti.
Një gur Përmeti nuk mund të përdoret në Dibër kur ka temperatura të ndryshme. Dhe s’ka të bëjë shpeshherë nëse janë më të larta ose më të ulëta, por është komplet një situatë atmosferikë tjetër nga ku guri është marrë. Për këtë arsye dëmtimet janë të shumta.
Ndaj në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi një plan për të rehabilituar të gjithë këtë bulevard dhe do të ketë edhe një rehabilitim të mobilimit urban, stolave, ndriçimit dhe gjithçka tjetër. Sigurisht prej muajsh kemi nisur projekte të cilat kanë të bëjnë me kapotimin e fasadave në hyrje të Dibrës. Është ndryshuar gjithçka.
Pra hyrja e qytetit është plotësisht e re pikërisht për shkak të kapotimit që është bërë për efiçencën energjitike por nga ana tjetër ka sistemuar vizualisht edhe hyrjen e qytetit” tha Balluku më tej.
SCAN
Intervista e zv. Kryeministres Belinda Balluku dhënë emisionit INSIDER në SCAN TV
Belinda Balluku: Mirëserdhe në Dibër
Angelo Haruni: Mirë se ju gjej në Dibrën e bukur. E di që vini shumë shpesh jo vetëm prej pozicionit tuaj si drejtuese politike e qarkut por edhe sepse qarku është qendër të një numri të madh investimesh. Në fakt një harresë shumëvjeçare sikur po zhbëhet. Është një drejtësi e cila po vihet në Dibër?
Belinda Balluku: Nuk ka lidhje me drejtësinë për të thënë të drejtën, pasi duhet të kemi parasysh që në 2013 kur PS filloi të qeverisë vendin, praktikisht ishte gjithçka për tu bërë. Kështu që ka patur një listë prioritare duke nisur që nga ato qytete të cilat kanë intesitetin më të madh të popullatës siç ka qenë Tirana apo Fieri, Durrësi dhe Vlora, e deri sigurisht duke u ngjitur apo duke zbritur në skajet e vendit.
Kështu që nuk është çështje padrejtësie. Unë besoj që për Dibrën janë bërë tashmë të gjitha. Kemi një kryetar bashkie, Rrahim Spahiu, që unë me të vërtetë meqënëse punoj me shumë kryetar bashkie, jo vetëm me të qarkut që unë drejtoj si drejtuese politike, mund të them pa frikë që është ndër kryetarët më të ndjeshëm ndaj halleve të popullit.
Ky është elementi i parë pse Dibra po ndryshon. Nga ana tjetër është edhe Këshilli Bashkiak, djem dhe vajza të rinj të cilët kanë ide të reja, kanë dëshirë për të jetuar në vendin ku kanë lindur dhe të kontribojnë.
Nga ana tjetër dhe një drejtuese politike gjysëm dibrane e lidhur ngushtësisht me gjakun e krahut të mamasë, që më bën të kuptoj dialektin, më bën të njoh kulinarinë e tyre, më bën të njoh traditën e tyre dhe unë jam praktikisht në shtëpi. Kështu që të gjithë së bashku jemi duke punuar fort për Dibrën, dhe vëmendja e Edi Ramës ka qënë gjithmonë në zonën e Veriut, sidomos tani që edhe njerzit kanë filluar të kuptojnë se në çfarë zone mahnitëse jetojnë.
Kjo vlen për Dibrën, vlen për Kuksin, vlen për Hasin, vlen për Tropojën ku kam qënë para disa ditësh, për arsye të hidrocentraleve që ne kemi në kaskatën e Drinit, dhe kam parë se si po lulëzojnë buzët e liqenit të Komanit dhe agroturizmi të cilat mund të duken sikur janë në një vend tjetër, në Zvicër për shembull.
Kështu që le të themi që janë të vendosura në një linjë: vullneti i qeverisë për të mbështetur të gjithë veriun e vendit, dëshira e njerëzve që jetojnë këtu për të investuar. Njoh shumë burra, gra dhe vajza që po kthehen nga emigracioni e ato pak kursime që i sjellin në vendin e tyre për t’i investuar. Pra është gjithçka në një linjë.
Angelo Haruni: Megjithatë, unë motor zhvillimi do quaja infrastrukturën rrugore. Kam qënë shpesh për shkak të profesionit në qarkun e Dibrës. Nëse më përpara do më duhej 8 ose 9 orë për të ardhur, sot kemi rrugën e Arbrit e cila e ka reduktuar kohën në 1 orë e 30 minuta. Kur të mbarojë dhe Tuneli i Murrizit a mendoni se kjo rrugë do të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik për gjithë qarkun?
Belinda Balluku: Ti e the shumë drejt që infrastruktura është motor zhvillimi ekonomik. Jo vetëm ajo rrugore por infrastruktura në përgjithësi, portuale, aeroportuale dhe hekurudhore. Në rastin e Dibrës është shumë e vërtetë, dibranët thonë që kur iknin në Tiranë e merrnin parasysh me ditë të tëra sepse ishte 7-8 orë rrugë. Ishte një sfilitje totale, ti duhet të rrije gjatë atje ku shkoje e të merrje veten për të bërë sërish të njëtën rrugë.
Sot Dibra padyshim gëzon të gjithë atributet e një qyteti, e një krahine me infrastrukturë modern. Sigurisht ka për tu mbaruar Tuneli i Murrizit që dibranët tashmë duket sikur vetëm atë hall kanë, nuk kërkojnë asgjë tjetër vetëm mbaroni tunelin. Për tunelin tashmë ne e kemi bërë dhe publike dhe e kemi adresuar këtë, pasi duam ta ndajmë me njerëzit se çfarë po ndodh. Është një nga veprat infrastrukturore më të komplikuara që kemi pasur ndonjëherë.
Për shkak të një gjeologjie argjilore e cila bashkohet me basenet ujore nëntokësore të pjesës së Murrizit, gjithçka që ndërtohet edhe shëmbet. Tuneli i Murrizit, është punuar deri më tani me armatimin e të gjithë harkut të sipërm dhe ndërkohë sot që flasim kemi dhe armatim hekuri edhe në dysheme. Pra nuk ka shkërrmoqje totale pasi uji është me zona, por ka keqformime të cilat bëhen brenda 48 orëve nga gërmimi ose vendosja e këtyre strukturave të betonit. Është vepër shumë komplekse, unë shpesh herë them që kjo nuk është një çështje që qytetarëve u intereson, qytetarëve duan që tuneli të hapet dhe është e mirëkuptueshme.
Megjithatë duhet të jetë e mirëkuptueshme edhe fakti që kemi probleme gjeologjiike pasi ne Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Rugor Shqiptar janë të njëjta entitente që për pak ditë hapin Tunelin e Llogarasë, i cili me të vërtetë është një vepër ekselence. Është dyfishi i Murrizit, pra janë 6 km, ndërkohë që Murrizi është 3.7 kilometra. Kush është arsyeja që ne dorëzojmë Llogaranë dhe jo Murrizin? Vetëm faktori gjeologjik!
Megjithatë besojë që dibranët janë të sqaruar dhe do ta gëzojnë. Nuk dua të jap data dhe afate se na është kthyer edhe si ters kjo historia e Murrizit, sa herë që themi diçka ndodh. Por ne besojmë që 2025 do jetë viti që rruga e Arbrit do të jetë e përfunduar, pasi bëhet fjalë edhe për pjesën nga Maqellara e deri më hyrje të Peshkopisë. Brenda 2025 do të jetë plotësisht e aksesueshme.
Angelo Haruni: Megjithatë nuk besoj se ky nuk është investimi i vetëm që prek Dibrën. A pritet të ndodhin transformime tjera të mëdha që të sjellin turistë që të vijnë për agroturizmet por dhe bukuritë natyrore?
Belinda Balluku: Tani, këtu ku ndodhemi jemi në bulevardin qendror të Peshkopisë. Eshtë një bulevard i ndërtuar para shumë vitesh. Ka patur një gabim në projektim sipas ekspertizës që ne kemi, dhe është përdorur një gur Përmeti. Një gur Përmeti nuk mund të përdoret në Dibër kur ka temeperatura të ndryshme. Për këtë arsye dëmtimet janë të shumta, ndaj në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit kemi një plan për të rehabilituar të gjithë këtë bulevard, bashkë me stola, ndriçimin dhe gjithçka tjetër.
Sigurisht prej ditësh edhe prej muajsh kemi nisur projekte të cilat kanë të bëjnë me kapotimin e fasadave në hyrje të Dibrës. Është ndryshuar gjithçka, pra hyrja e qytetit është plotësisht e re. Nga ana tjetër kemi sistemuar vizualisht edhe hyrjen e qytetit.
Angelo Haruni: Ju e përmendët pak më parë tunelin e Llogarasë por po ashtu edhe Thumanë-Kashar, një aks i cili pritet të vihet në dispozicion për pak kohë, të dyja falas në këtë vit të parë të operimit. Megjithatë dua të ndalem tek një deklaratë që kryeministri bëri disa ditë më parë kur tha se ‘deri në 2030 do të shohim një Shqipëri komplet europiane nga pikëpamja e infrastrukturës’ që do u ofrojmë turistëve. Çfarë nënkupton kjo, çfarë presim të përfundojmë ende?
Belinda Balluku: Atëherë në vitin 2021, programi elektoral ka mbajtur një titull shumë domethënës, “Shqipëria 2030”. Pra ne e kemi projektuar atë çfarë do të ndodhë në 2030 që në 2021. Pra kjo ka qënë një dekadë projektimi dhe realizimi i gjithë projekteve. Kapitulli i infrastrukturës është një nga kapitujt më të rëndësishëm, që përmban ky program. Mund ta them me krenari që gjithçka që është shkruar në atë program është ndjekur me pikëmëri. Aty parashikohet që të kemi disa nyje shumë të rëndësishme që nisin që nga Veriu dhe mbarojnë deri në skajin më jugor të Shqipërisë.
Çfarë janë këto nyje infrastrukturore?
anë pikërisht ato pikëprerje që presin të gjitha mënyrat e transportit multimodal që ne themi gjithmonë. Duke patur pikëprerje me hekurudha, autostradat e reja, me aeroportet dhe me të gjitha portet që po ndërtohen në Ultësirën Perëndimore. Çfarë kemi tjetër për të dorëzuar? Pasi të mbyllim 2 dorëzimet e mëdha të 2024, të cilat do të pasohen nga një tjetër, faktikisht në dhjetor. E para është Thumanë-Kashar më datë 30 qershor hapet për trafikun. Pjesa e pagesës është sigurisht në vullnet të konçesionarit i cili duhet të përgatitet edhe me pjesën e softuare-ve të cilat do të përdoren për stacionet e pagesës. Ajo rrugë do të hapet më 30 qershor.
Ndërkohë që Tuneli i Llogarasë për të mos i detyruar grupet që punojnë, që janë kryesisht nga ARRSH-ja, të kenë stres me 2 kantjerë pak larg me njëri-tjetrin u kemi dhënë edhe një javë kohë. Tuneli i Llogarasë do të hapet më datë 5 korrik, kemi vendosur dhe orën që është ora 10.00, pasi vlonjatët e quajnë tunelin e tyre, por unë them që është tuneli i gjithë Shqipërisë. Llogaraja është porta për të kaluar nga Vlora për në rivierën jugore. Unë di që do të ketë një festë të madhe nga vlonjatët.
Angelo Haruni: Në Tik-Tok dolën disa lajme të rreme sikur u hap Tuneli i Llogarasë edhe ishin praktikishit video të një shteti krejt tjetër me tipologji tjetër tuneli. Prak jo ende nuk ka ndodhur?
Belinda Balluku: Tuneli hapet më datë 5 korrik në orën 10.00 të paradites siç thashë vlonjatët, lebërit zakonisht këto tunele i gëzojnë shumë. Mbaj mend Skërficën se si e festuan. Ndërkohë që Thumanë-Kashari hapet më datë 30 qershor në orën 19.00, duke qënë se është vapë. Flasim për një segment i cili është i kategorisë A. Asfalti i hedhur menduam të jetë më pak i nxehtë në perëndim.
Ndërkohë këtë vit kemi dhe 2 vepra të tjera të cilat dorëzohen: do të dorëzohet Unaza e Madhe e Tiranës një sfidë tjetër e jashtëzakonshme për sa i përket shpronësimeve. Kemi kaluar në zona të tëra informale, na është dashur t'i akomodojmë të gjithë banorët e atyre zonave. Tashmë ne kemi një paketë të plotë akomoduese si me bonus qiraje po ashtu edhe me shtëpi sociale. Kështu që unë e kam deklaruar disa herë që më 31 dhjetor Unaza do të jetë plotësisht e lidhur dhe e kalueshme.
Kemi edhe një kantjer tjetër që synojmë ta dorëzojmë më 31 dhjetor që është Aeroporti i Vlorës, dhe më pas nis faza e certifikimit. Pra nga 1 janari deri në Pranverën e 2025 do jetë një fazë intensive e certifikimit për të vazhduar me verën e 2025 me fluturimet.
Kështu kemi një vit shumë intensiv për infrastrukturën. Por pa të marrë kohë më duhet të flas edhe për ato çfarë do të nisim, pasi po flasim për Shqipërinë 2030. Pritet pas pak ditësh që ne të lançojmë garën ndërkombëtare për Portin e Durrësit, që do të jetë një ndër veprat më komplekse që ne do të kemi në këtë rrugëtim deri në 2030.
Është një nga portet më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor pasi është port i lidhur me 2 porte të tjera të thata, pra nuk i shërben vetëm Shqipërisë, por i shërben në mënyrë direkte edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në mënyrë indirekte i shërben edhe Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë pse jo edhe Malit të Zi.
Angelo Haruni: Pra vendimet janë që të ngjitemi në renditjen e porteve më të mira në Mesdhe, duke i bërë konkurencë Selanikut?
Belinda Balluku: Jo, Selanikun nuk duhet ta themi, për një arsye të thjeshtë pasi nuk ka konkurencë mes nesh e Selanikut. Porti i Durrësit ka një lokacion shumë të favorshëm pasi është në zemër të Mesdheut dhe është i aksesueshëm nga të gjithë rrugët që e kalojnë. Diferenca mes Durrësit e Selanikut në kohë është një ditë e gjysëm, kështu që jemi shumë herë më të favorizuar në rast se do të përdorim teknologjinë modern për sa i përket ngarkim shkarkimit dhe maganizimit. Ne do të kemi edhe zona ekonomike të atashuara në Portin e Durrësit. Atëherë konkurrenca mes nesh dhe portit të Selankiut nuk është për tu shqetësuar pasi lokacionin që ka Durrësi është shumë i favorshëm për të gjitha anijet.
Angelo Haruni: Kur përfundon Koridori VIII, që do ta lehtësojë plotësisht transportin?
Belinda Balluku: Korridori VIII, pjesa më e madhe e të cilit tashmë është e hapur. Ne po përgatitemi që gjatë muajve në vazhdim të 2024 të hapim korridorin VIII duke filluar nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës. Është një nga nyjet e tjera infrastrukturore, ashtu siç është nyja e Milotit, apo nyja e Gjirokastrës, ku pikëpriten të gjitha transportet e disponueshme që janë ato detare, ajrore, rrugore dhe hekurudhore.
Kështu që synimi ynë është të mbarojmë korridorin VIII, të bëjmë lidhjen në nivelin e Bushtricës, të urës së Bushtricës me Maqedoninë e Veriut, duke qënë se aty do të jetë pika e re kufitare. Do të jetë një kalim me tunel, rreth 3.8 kilometra sipas parashikimit që është bërë nga 2 autoritetet rrugore.
Më pas ne do të vazhdojmë autostradën e cila do të lidhë Rrogozhinën me Elbasanin. Në Elbasan është dizenjuar, tashmë studimi është gati, një pjesë tjetër e rëndësishme e korridorit VIII e cila është by-pasi i Elbasanit. Nuk mund të ndërtojmë autostrada europiane dhe pas ti fusim në qytet, kështu pasi të mbyllim pjesën e by-pass-it, korridori VIII do të jetë i gatshëm për tu lidhur me autostradën e re që vjen nga Kashari në drejtim të Lekajt, pra me Rrogozhinën.
Angelo Haruni: Dua ta mbyllim edhe me pjesën e hekurudhave, sepse dua të flasim pak më shumë edhe për qarkun.
Belinda Balluku: Për infrastrukturën hekurudhore ne mund të flasim disa emisione, pasi bëhen shumë punë kudo në Shqipëri, dhe siç të thashë, ndërkohë që po dorëzojmë ato që janë parashikuar në “Shqipëria 2030”, po hapim të tjerat të cilat parashikohen dhe pritet të dorëzohen në fund të këtij programi.
Angelo Haruni: Për t’iu rikthyer temës së diskutimit, pozicioni juaj, detyra juaj qoftë si zëvendëskryeministre si ministre e infrastrukturës dhe e energjisë, por po ashtu edhe si drejtuese politike e qarkut ju bën ta vizitoni shpesh këtë qark. Ju shohim jo vetëm kur ka angazhime, fushata politike apo vendimarrje të tjera, mbledhje partiake por edhe në vazhdimësi si sot për shembull që është çelja e sezonit turistik. Mendoni se Dibra i ka të gjitha atraksionet për tu kthyer shpejt në një nga ato zonat që përfitojnë më shumë nga turizmi?
Belinda Balluku: Ndoshta unë nuk jam shumë objektive për të thënë të drejtën, pasi siç të thashë, jam lidhur shpirtërisht me vendin dhe nuk jam thjesht një drejtuese politike që mori një detyrë dhe duhet t’i shërbejë kësaj detyre. Jam një person që njeh zakonet, gjuhën, kulinarinë. Jam rritur nga një gjyshe dibrane shumë fetare dhe ndihem si në shtëpi. Unë këtu nuk vij ngaqë duhet të bëj check një herë në gjashtë muaj.
Unë vij pasi këtu kam njerëzit e mi, të cilët kanë vendosur të jetojnë në këtë vend. Është shumë e rëndësishme kur ata të shikojnë në sy dhe presin nga ty që ti ndihmosh me rrugë, energjinë elektrike, për një halle tjera që kanë, për një spital, për një fëmijë që kërkon të studiojë apo gjithçka tjetër.
Unë këtu ndihem mes njerëzve të mi. Të them të drejtën shpesh ndihem me fat që Edi Rama ka vendosur të më delegojë këtu në Dibër dhe padyshim, jam subjektive. Unë mendoj se Dibra është një nga vendet më të bukura që ka Shqipëria. Shqipëria është e pikturuar nga Zoti, kudo që shkel. Për shak të detyrës mua më duhet të shkoj në çdo cep të venditdhe kudo është bukur. Por këtu është magjishëm, këtë nuk e mohon askush!
Angelo Haruni: Midis shumë liqeneve, ujvarave edhe fshatrave të mrekullueshëm, kë keni ju më të preferuar?
Belinda Balluku: Këtu në Dibër ne nuk i themi këto gjëra pasi po e thamë mërzitet gjithë pjesa tjetër e Dibrës. Këtu jemi në Dibër! Ouu…sa halle do kem me këtë intervistë. Do fillojnë ata të Matit jo po nuk erdhët tek ne, jo por ne e kemi më të bukur filan liqen.
Këtu është një qark me kompeticion shumë të madh. I gjithë qarku është i bukur. Nuk e di nëse e keni vizituar ndonjëherë Klosin? Klosi është si ato kodrat që shohim në “reels-a”. Sot në Klos në mënyrë tradicionale kultivohet një lloj rrushi i veçantë, i cili prodhon një nga verërat më me aromë.
Angelo Haruni: Kam patur rastin ta provoj vetëm një javë më parë dhe ndihej realisht veçantia e rrushit!
Belinda Balluku: I gjithë qarku është i jashtëzakonshëm. Nëse do të zgjidhja një zonë të veçantë do të më krijonte shumë probleme. Dua që të jenë të gjithë të lumtur. Por të kesh parasysh që këtu kalohet bukur një fundjavë. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë me grupe të ndryshme është të tregojmë se si funksionon turizmi. Unë besoj shumë që këtu ja vlen të kalosh kohë. Ne kemi synimin që ta rrisim kohën e qëndrimit.
Pra njerëzit të kenë mundësi të rrinë edhe një javë. Këtu ka vende që janë të lidhura me historinë, siç janë kalatë, kullat. Pastaj po të shëtisësh në bujtina dhe të provosh kulinarinë që kanë dibranët, ku bëhet jufka më e mirë, ku bëhet edhe hallva më e mirë. Unë mendoj që Dibra ja vlen të viziotohet.
Tashmë me një infrastrukturë e cila e sjell shumë afër. Është shumë e larmishme, është qarku me sipërfaqen territoriale, i dyti më i madhi në Shqipëri. Njerëzit janë shumë të mirë. Janë pak selektivë, pasi janë njerëz të zgjuar dhe të kultivuar. Kaluam pak më parë nga bibloteka, atje ka 75 mijë kopje librash, dhe ka rreth 7 mijë anëtarë të regjistruar aktivë. Ne e kemi rikonstruktuar sallën e leximit.
Angelo Haruni: Është Dibra e shumë produkteve të tjera si bujqësore, blegtoriale ku ka një interes të jashtëzakonhëm për të ngritur agroturizëm kudo. Dua të pyes në detyrën tuaj si zëvendëskryeministre, u lançua Paketa e Maleve, me fokus zonat malore dhe rurale për të ndihmuar turizmin. Çfarë do të sjellë ajo për banorët e qarkut Dibër dhe jo vetëm?
Belinda Balluku: Kur themi që është paketa mbështetëse për malet, fjala është për zonën e Veriut dhe të Jugut, sepse dhe atje ka male. Është një paketë interesante që ka 2 shtylla kryesore; mbështetje financiare nga qeveria dhe nga ana tjetër lehtësim nga burrokracitë, pasi këtu ka shumë probleme me pronësinë.
Mbështetja e qeverisë ka të bëjë me ato burra dhe gra që duan të kthehen nga emigracioni dhe me kursimet e tyre kërkojnë një vend për të investuar. Pak a shumë kjo është paketa e maleve. Ajo ishte një vizion i kryeministrit.
Kjo pasi në turin me diasporën pati dëgjuar që ka emigrantë që duan të kthehen dhe të investojnë. Kështu që unë besoj se Paketa e Maleve do jetë instrument shumë i rëndësishëm në zhvillimin e zonave malore gjatë 2025. Ajo do të detajohet dhe do të bazohet mbi një ligj të posaçëm. Për këtë do të kemi mundësinë ti informojmë qytetarët edhe në ditët në vazhdim.
Faleminderit!
Sondazh

Buxheti “nxjerr” paratë për uljen e taksave - Në 5 muaj mbledh 290 milionë euro më shumë se një vit më parë
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 287.1 miliardë lekë apo 29 miliardë lekë më shumë se një vit më parë duke vijuar perfomancën e......

Shqipëria "piqet" nga vapa, sa do të arrijnë temperaturat në fundjavë - Qirjo: Ndryshimet klimatike, 100 mln euro dëm ekonomik në 10 vite
Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, ku në fundjavë do të shënohen edhe disa gradë më tepër. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo valë të jetë e......

Më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit – Në 5 muaj, arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën 5-mujore arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Sipas të dhënave më......

Vladimir Putin viziton Korenë e Veriut për herë të parë në dy dekada!
Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi autokratin Kim Jong Un për mbështetjen e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës përpara një udhëtimi të rrallë në Korenë e......

Kushtetuesja shqyrton 4 padi për profesionet e lira - Zhvillohet seanca e parë, parashtrohen argumentet e grupeve të interesit
Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën e parë ku ka marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për......

Taksimi i profesionistëve të lirë, Shqipëri vs Rajon - Vendi ynë mban “barrën” më të lartë për mbi 30 mijë biznese
Prej disa muajsh profesionistët e lirë po kundërshtojnë regjimin e ri tatimor që rëndon mbi ta i cili llogaritet nga 15-23 për qind, me argumentin se është një......

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese - Jaupllari: Mbi 12 mijë të aprovuara. Vijon verifikimi, interes i lartë
Rreth 18 mijë aplikime për të përfituar fonde në bujqësi e blegtori janë shpallur fitues pas përfundimit të fazës së parë, ku të aprovuara janë 12.102. Për......

Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit - Minxhozi: Politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale
Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të Eurozonës. Ka qenë kjo tema e konferencës së zhvilluar në Malin e Zi, ku......