Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë sociale të punonjësve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të subjektevve që operojnë në sektorit e ndërtimit në Shëngjin, Lezhë, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje dhe problematika që lidhen me zhvillimin e sektorit të ndërtimit në këtë rajon, si dhe mbi ecurinë e zbatimit nga ana e Administratës Tatimore të planit operacional për këtë sektor, fokusi i të cilit është formalizimi i sektorit, rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmbushja e të gjitha detyrimeve ligjore.
Ministri Malaj theksoi se ndërtimi përbën një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit, duke përfshirë dhe aktivitetet e ndërlidhura me të, dhe si i tillë duhet të mbështetet mbi një bazë të fortë formalizimi dhe përmbushje të detyrimeve tatimore, e jo vetëm.
Në këtë kuadër, Ministri tha se mjaft e rëndësishme është dhe deklarimi i pagave reale, si por një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e të ardhurave në buxhet dhe garantimin e pensioneve dhe sigurisë sociale për punonjësit.
Referuar të dhënave, rajoni i Lezhës ka pasur një reflektim pozitiv sa i takon pagave në fashën 100.001 - 120.000 lekë, me rritje 134%, çka konfirmon se pagat reale në këtë sektor janë më larta nga sa deklaroheshin. Edhe në rang vendi, janë vërejtur ndryshime në deklarime, ku është ulur nëndeklarimi i pagave minimale dhe ka pasur një zhvendosje reale të punonjësve drejt fashave më të larta të pagave, veçanërisht në intervalin 70,001 – 100,000 lekë,
Ky proces ka sjellë edhe rritje të të ardhurave nga kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi, si rezultat i rritjes së korrektësisë dhe jo i rritjes së taksave.
Synimi i qeverisë, tha z. Malaj, nuk është rritja e barrës fiskale për biznesin, por mbështetja dhe lehtësimi i tij, e në këtë kuptim barra ekzistuese duhet të shpërndahet në mënyrën drejtë, në mënyrë që ata që janë korrektë të mos penalizohen nga ata që nuk janë.
Ministri theksoi se rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe biznesit, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e formalizimit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të ven
46.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme, 1,300 km akse
Me një fond limit prej 4.47 mld lekësh apo 46.5 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore......
Ibrahimaj prezanton Portalin Unik të Punësimit: Një platformë e re për të rritur transparencën dhe efikasitetin në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe......
Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh? Studimi i Investropa tregon se qytetet e vogla kanë më shumë prona të lira
Një studim i publikuar nga kompania e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme Investropa tregon se tregu i qirave në Shqipëri vijon të mbetet......
“Fruta-perimet e majit do të jenë 40 % më shtrenjtë”! - Rrapaj: Rritja e çmimeve, nga kushtet e motit dhe lufta
Frutat dhe perimet vendase dhe të importit janë shitur me çmime më të shtrenjta ditët e fundit. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të......
Si po ndryshon harta e turizmit? - Hoxha: Çmimet e paketave turistike rriten mbi 35%
Viti aktual po paraqet sfida të reja për sektorin e turizmit. Sipas operatores turistike Jeta Hoxha, nëse vitin e kaluar kjo periudhë shënonte një dyndje të......
Biletat e avionit, rritje deri në 40%? - Shkaku është karburanti i shtrenjtë
Industria globale e aviacionit po përballet me një nga krizat e saj më serioze në vitet e fundit, pasi çmimet në rritje dhe disponueshmëria e kufizuar e......
Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike
Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga......
“Porta e Alpeve”, nënshkruhet kredia 50 mln euro - Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total, 100 mln euro
Banka Evropiane e Investimeve ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë 50 mln euro për Shqipërinë, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon......


