“Synohet rekrutimi i më të mirëve” - Kryeministri Rama prezanton platformën për vendet e lira të punës në sektorin publik

Qeveria ka prezantuar platformën e re puna.gov.al ku të rinjtë mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se kjo platformë krijon më shumë transparencë dhe gjithkush mund të informohet më lehtë për pozicionet vakante.
“Hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicien të kontribuojnë në sektorin publik. I krijohet mundësia në kohë reale kujtdo që synon në kontribuojnë në sektorin publik, që jo vetëm të ketë një pamje të vendeve në dispozicion akutalisht por edhe të ndjekë se si shkon një proces i caktuar ku ai/ajo është i/e interesuar. Është një hap i rëndësishëm sepse krijon transaprencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe prandaj ofron këto mundësi për të mundur të rekrutojë më të mirë. Nga ana tjetër përfshin për herë të parë të gjithë sistemin tonë publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara,” tha Rama .
Kreu I qeverisë nuk ngurroi tëshprehte skepticizmin për aministratën publike në momentin që Shqipëria do të çelte negociatat, por tani, sipas tij administrate shqiptare ka fituar respektin e palës tjetër.
“Administrata publike ka provuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi për administratën publike ka qenë i rënduar nga paragjykimet, të cilat nuk kanë lindur në boshllëk, por kanë marrë shkas nga sjellje dhe nga veprime, akte që ndonjëherë janë ekspozuar publikisht në të gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë administrata, ka përballuar një sfidë, një test, një provim të jashtëzakonshëm, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet maksimal në gjithë procesin e negociatave.shpreh ato vlerësime, ne kemi arsye të ndihemi të inkurajuar që kemi mundësi të ndërtojmë një administratë me standarde europiane”, tha kryeministri.
Ministrja për administratën publike dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se kjo nismë është pjesë e një pakete më të gjerë reformash për transformimin e administratës publike.
Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë sociale të punonjësve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të subjektevve që operojnë në sektorit e ndërtimit në Shëngjin, Lezhë, i shoqëruar dhe......
46.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme, 1,300 km akse
Me një fond limit prej 4.47 mld lekësh apo 46.5 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore......
Ibrahimaj prezanton Portalin Unik të Punësimit: Një platformë e re për të rritur transparencën dhe efikasitetin në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe......
Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh? Studimi i Investropa tregon se qytetet e vogla kanë më shumë prona të lira
Një studim i publikuar nga kompania e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme Investropa tregon se tregu i qirave në Shqipëri vijon të mbetet......
“Fruta-perimet e majit do të jenë 40 % më shtrenjtë”! - Rrapaj: Rritja e çmimeve, nga kushtet e motit dhe lufta
Frutat dhe perimet vendase dhe të importit janë shitur me çmime më të shtrenjta ditët e fundit. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të......
Si po ndryshon harta e turizmit? - Hoxha: Çmimet e paketave turistike rriten mbi 35%
Viti aktual po paraqet sfida të reja për sektorin e turizmit. Sipas operatores turistike Jeta Hoxha, nëse vitin e kaluar kjo periudhë shënonte një dyndje të......
Biletat e avionit, rritje deri në 40%? - Shkaku është karburanti i shtrenjtë
Industria globale e aviacionit po përballet me një nga krizat e saj më serioze në vitet e fundit, pasi çmimet në rritje dhe disponueshmëria e kufizuar e......
Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike
Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga......


