Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2024, 13:27

Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit - Minxhozi: Politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale

Nga SCAN TV
Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit - Minxhozi: Politikat monetare

Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të Eurozonës. Ka qenë kjo tema e konferencës së zhvilluar në Malin e Zi, ku përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministra të financave dhe drejtorë të tatimeve nga këto vende kanë disktuar për zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit.

E pranishme në këtë konferencë, Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, u shpreh se si çdo shtet, edhe Shqipëria u prek nga rritja e inflacionit, i brendshëm apo i importuar. Megjithatë, vendi ynë ka pasur një inflacion më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Ky tregues shënoi një rënie graduale, por të vazhdueshme gjatë vitit 2023.

Ai zbriti nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024, i ndikuar nga rënia e inflacionit në tregjet e huaja, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës sonë monetare. Ky trend u përqendrua fillimisht tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, për t’u zgjerua më tej edhe te komponentët e tjerë të shportës.

Sipas Minxhozit, mbetet e rëndësishme që politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale dhe të mbështeten nga reforma strukturore. Në veçanti, prioritetet e reformave strukturore duhet të përfshijnë krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimeve të brendshme dhe të huaja, si dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe në infrastrukturë.

Diamila Leka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat