Vlerësimi i BB për modernizimin e ujësjellësve - Progres për kompensimin e klientëve në nevojë dhe auditimin energjetik të ndërmarrjeve

Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin e ecurisë së projektit “Programi Kombëtar i Modernizimit të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të Shqipërisë”, në “Mesatarisht të kënaqshëm”, nga “Kënaqshëm” që ishte në vlerësimin e mëparshëm.
Programi financohet nga BB me një vlerë totale prej 78 mln USD, e ndarë në 2 linja kredish prej respektivisht 75 mln USD dhe 3 mln USD, përmes marrëveshjes së grantit rë miratuar nga qeveria shqiptare në 24 mars 2023.
Ndërkaq, në vlerësimin e fundit Banka Botërore vlerëson progresin në reformën e sektorit, në disa pika. Së pari, sipas BB qeveria me mbështetjen e grupit të punës po përparon në mënyrë të kënaqshme në zhvillimin e udhëzimeve të politikave që lidhen me subvencionet për njerëzit në nevojë, teksa AKUK ka përfunduar tashmë miratimin e udhëzimit, që u lançua publikisht.
Kompensimi i sasisë minimale të ujit për familjet në nevojë u përfshi për herë të parë në udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve që marrin ujësjellësit nga buxheti i shtetit për vitin 2024, duke specifikuar se një pjesë e këtyre subvencioneve do të përdoret pikërisht për kompensim për këtë qëllim. Sipas udhëzimit, për kategoritë në nevojë do të zbritet nga fatura vlera për 5 m³/muaj ujë.
Po ashtu, BB vlerëson nënshkrimin e një kontrate për kryerjen e Auditimit të Energjisë në ndërmarrjet e përzgjedhura të ujësjellësit, që do të fillojë zbatimi brenda korrikut 2024. Kjo kontratë ka rëndësi në drejtim të reduktimit të kostotve të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë dhe faktin që ujësjellësit janë konsumatorë të mëdhenj energjie dhe e kanë detyrim ligjor ndërmarrjen e këtij procesi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Tuneli i Llogarasë hapet në 5 korrik - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 17 mld lekë
Tuneli i Llogarasë do të hapet në datën 5 korrik, duke shkurtuar ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit. Data e hapjes është bërë me dije nga......

“Reforma për rritjen e punësimit” - Agjenda Kombëtare, programe të reja për integrimin e individëve në tregun e punës
Forcimi i efikasitetit të Skemës së Politikës së Punësimit është një ndër reformat që pritet të ndërmerret në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave......

NATO nis investimin prej 1 miliardë euro në teknologjinë e mbrojtjes së AI, hapësirë dhe robotikë!
Investimet në teknologjinë e mbrojtjes të Europës po intensifikohen pasi NATO të martën konfirmoi investimet e saj të para të teknologjisë së thellë si pjesë e......

Bota po përballet me mungesë në rritje të barnave – Ilaçet e vjetra në mesin e më të rrezikuarve!
Shumë vende kanë përjetuar mungesa në rritje të ilaçeve, me pandeminë COVID-19 që e përkeqësoi ndjeshëm problemin. Në Shtetet e Bashkuara, mungesat aktive......

Si bumi i inteligjencës artificiale po rrit çmimet e gazit natyror?!
Në tranzicionin e botës drejt një gjurmë të ulët karboni, gazi natyror pritet të luajë një rol kyç në mbështetjen e kërkesës. Ndërkohë, bumi i inteligjencës......

Dobësohen Dollari amerikan dhe monedha europiane ndërsa Franga e Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Banorët që jetojnë mbi tonelata diamantesh - Askush nuk ka ndërmend t’i nxjerrë nga nëntoka
Banorët e sotëm të Nerdlingen e dinë se jetojnë mbi tonelata diamantesh, por nuk kanë ndërmend të shkatërrojnë qytetin për t'u pasuruar. Ata nuk do të mund të......

Tre punë në distancë me pagë 100 mijë dollarë - Oferta nga kompani në industrinë e teknologjisë, shitjes dhe marketingut
Tashmë nuk është më e domosdoshme të zgjidhet mes një page më të madhe dhe lirisë për të punuar nga shtëpia. Megjithëse mundësitë për punë të paguar mirë në......