Tuneli i Llogarasë hapet në 5 korrik - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 17 mld lekë

Tuneli i Llogarasë do të hapet në datën 5 korrik, duke shkurtuar ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit. Data e hapjes është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar vënien e kësaj vepre infrastrukturore në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.
Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, pas garës koncesionare të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga 2 kompani (Intekar yapi turizm elektrik insaat sanayi ve ticaret limited dhe Sirketi asl insaat taahhut ve sanayi ticaret limited sirketi).
Kontrata koncesionare ka një kohëzgjatje prej 35 vitesh, ndërkohë që investimi kap vlerën e 17,036,526,000 lekëve. Sipas informacioneve të bëra me dije gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve, shpejtësia e lejuar në tunel do të jetë 50-80 km/orë, ndërkohë që vëllimi i makinave gjatë sezonit turistike pritet të arrijë në 10 mijë.
Ndërkaq, pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se këtë vit kalimi në tunel do të jetë pa pagesë, ndërsa tarifa do të nisë aplikimin vitin e ardhshëm, që përkon me përfundimin e plotë të punimeve.
Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta. Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum - Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Reforma për rritjen e punësimit” - Agjenda Kombëtare, programe të reja për integrimin e individëve në tregun e punës
Forcimi i efikasitetit të Skemës së Politikës së Punësimit është një ndër reformat që pritet të ndërmerret në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave......

NATO nis investimin prej 1 miliardë euro në teknologjinë e mbrojtjes së AI, hapësirë dhe robotikë!
Investimet në teknologjinë e mbrojtjes të Europës po intensifikohen pasi NATO të martën konfirmoi investimet e saj të para të teknologjisë së thellë si pjesë e......

Bota po përballet me mungesë në rritje të barnave – Ilaçet e vjetra në mesin e më të rrezikuarve!
Shumë vende kanë përjetuar mungesa në rritje të ilaçeve, me pandeminë COVID-19 që e përkeqësoi ndjeshëm problemin. Në Shtetet e Bashkuara, mungesat aktive......

Si bumi i inteligjencës artificiale po rrit çmimet e gazit natyror?!
Në tranzicionin e botës drejt një gjurmë të ulët karboni, gazi natyror pritet të luajë një rol kyç në mbështetjen e kërkesës. Ndërkohë, bumi i inteligjencës......

Dobësohen Dollari amerikan dhe monedha europiane ndërsa Franga e Paundi rikuperojnë pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Banorët që jetojnë mbi tonelata diamantesh - Askush nuk ka ndërmend t’i nxjerrë nga nëntoka
Banorët e sotëm të Nerdlingen e dinë se jetojnë mbi tonelata diamantesh, por nuk kanë ndërmend të shkatërrojnë qytetin për t'u pasuruar. Ata nuk do të mund të......

Tre punë në distancë me pagë 100 mijë dollarë - Oferta nga kompani në industrinë e teknologjisë, shitjes dhe marketingut
Tashmë nuk është më e domosdoshme të zgjidhet mes një page më të madhe dhe lirisë për të punuar nga shtëpia. Megjithëse mundësitë për punë të paguar mirë në......

Islanda do të ndryshojë taksën e turizmit - Objektivi, mbrojtja e natyrës dhe reduktimi i vizitorëve
Islanda dëshiron që turistët të dynden drejt burimeve të saj të nxehta, mbulesave piktoreske të akullit dhe peizazheve të llavës të ngjashme me hënën - por jo......