Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2024, 13:24

Rreth 35 mld lekë të fituara nga eksportet - Rritje 80,5% me Kinën, por fasonët thellojnë krizën

Nga SCAN TV
Rreth 35 mld lekë të fituara nga eksportet - Rritje 80,5% me

Eksportet dhe importet e mallrave kanë shënuar një rritje të vogël gjatë muajit maj. Konkretisht, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliard lekë një muaj më parë, duke u rritur me 0,5% në krahasim me muajin prill të këtij viti. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 79 miliard lekë, rritje kjo me 5,3% llogaritur me prill 2024. Megjithatë, nëse i krahasojmë këto shifra me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se tregtia e jashtme ka performuar dobët në 2024-ën. Të dhënat tregojnë se eksportet janë ulur me 12,4%, ndërsa importet me 1,6% në krahasim me muajin maj të një viti më parë.

Por cilat kanë qenë grupet kryesore të mallrave që kanë ndikuar në rënien vjetore të eksporteve dhe importeve?

Gjatë muajit të mëparshëm, grupi “Tekstile dhe këpucë” është shoqëruar me rënien më të madhe të eksporteve, përkatësisht me 7,5%. Ky grup ndiqet nga ushqimet, pijet dhe duhani, vlera e eksporteve të të cilave është ulur me 2,5%, ndërsa produktet kimike dhe plastike me 0,7%. Nga ana tjetër, eksporti i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike është rritur me 0,4%.

Në maj të këtij viti janë importuar 3.1% më pak minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, krahasuar me muajin maj të 2023-it. Importet e grupit “Tekstile dhe këpucë” janë ulur me 1,6%, ndërsa importi i produkteve kimike dhe plastike ka rënë me 0,8%. Nga ana tjetër, importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit është rritur me 2,1%, materialet e ndërtimit dhe metalet me 1% dhe grupi ushqim, pije, duhan me 0,6%.

Edhe në muajin maj 2024, kryesojnë eksportet me Kinën, konkretisht me një rritje prej 80,5%. Vendet e tjera me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me maj 2023 janë edhe Kosova me 3,9 % dhe Maqedonia e Veriut me 20%. Ndërsa vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve janë Turqia (17,3 %), Greqia (4,2 %) dhe Spanja (1,9 %).

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat