Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2024, 14:26

Më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit – Në 5 muaj, arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit

Nga SCAN TV
Më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit – Në 5

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën 5-mujore arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave arritën në 247 miliardë lekë.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, arritën në rreth 236.6 miliardë lekë me një realizim në masën 93.8% të planit të periudhës.

Shpenzimet korente për periudhën 5 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 216.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.1 përqind më i lartë ose rreth 18.1 miliardë lekë më shumë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat