Taksimi i profesionistëve të lirë, Shqipëri vs Rajon - Vendi ynë mban “barrën” më të lartë për mbi 30 mijë biznese

Prej disa muajsh profesionistët e lirë po kundërshtojnë regjimin e ri tatimor që rëndon mbi ta i cili llogaritet nga 15-23 për qind, me argumentin se është një taksim i padrejtë në raport me bizneset e vogla, i papërballueshëm për të vetepunësuarit si dhe më i larti në rajon.
Por si është kjo normë tatimore në raport me vendet e rajonit?
Konkretisht në Shqipëri, të vetëpunësuarit që kategorizohen si profesionistë të lirë, nga ky vit, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat, kaluan direkt nga një normë tatimore 0, në një normë tatimore progresive që fillon nga 15 për qind deri në 23 për qind të fitimit, në varësi të fitimit që ka akumuluar secili subjekt.
Referuar të dhënave të ALTAX, Kosova aplikon një normë tatimore prej 9 % mbi fitimin për profesionet e lira, dhe shtetet e tjera si Bosnje-Hercegovina, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut aplikojnë tatim në nivelin 10 % të fitimit për këto subjekte.
Ndërsa Serbia ka një normë tatimore nga 10-20 %. Pra nëse shohim këto shifra, Shqipëria aplikon nivelin në të lartë të taksimit në rajon për të vetëpunësuarit, pavarësisht sfidave më të cilat përballet, siç është trendi në rritje i emigrimit, mungesa e fuqisë punëtore, etj.
Por si llogaritet ky tatim në Shqipëri? Për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë. Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.
29 mijë biznese në vend që kategorizohen tek profesionet e lira janë njohur me detyrimet e tatim fitimit që duhet të parapaguajnë në muajin Mars dhe sipas ligjit kanë afat deri më 30 Qershor për të likuiduar këstin e parë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese - Jaupllari: Mbi 12 mijë të aprovuara. Vijon verifikimi, interes i lartë
Rreth 18 mijë aplikime për të përfituar fonde në bujqësi e blegtori janë shpallur fitues pas përfundimit të fazës së parë, ku të aprovuara janë 12.102. Për......

Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit - Minxhozi: Politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale
Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të Eurozonës. Ka qenë kjo tema e konferencës së zhvilluar në Malin e Zi, ku......

Rreth 35 mld lekë të fituara nga eksportet - Rritje 80,5% me Kinën, por fasonët thellojnë krizën
Eksportet dhe importet e mallrave kanë shënuar një rritje të vogël gjatë muajit maj. Konkretisht, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliard lekë një muaj......

Pr/ligji për rivlerësimin 3%, “ngërç” në shitjen e pronave - Demirxhiu: Pronarët tërhiqen, presin procesin të formalizohet
Pas diskutimeve të shumta për projektligjin për rivlerësimin 3% të pronave të patundshme sipas ekspertëve aktualisht ka shkaktuar një ngërç në shitjen e......

Vlerësimi i BB për modernizimin e ujësjellësve - Progres për kompensimin e klientëve në nevojë dhe auditimin energjetik të ndërmarrjeve
Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin e ecurisë së projektit “Programi Kombëtar i Modernizimit të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të......

Tuneli i Llogarasë hapet në 5 korrik - Punimet nisën rreth 2.5 vjet më parë, vlera e investimit arrin në 17 mld lekë
Tuneli i Llogarasë do të hapet në datën 5 korrik, duke shkurtuar ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit. Data e hapjes është bërë me dije nga......

“Reforma për rritjen e punësimit” - Agjenda Kombëtare, programe të reja për integrimin e individëve në tregun e punës
Forcimi i efikasitetit të Skemës së Politikës së Punësimit është një ndër reformat që pritet të ndërmerret në kuadër të Agjendës Kombëtare të Reformave......

NATO nis investimin prej 1 miliardë euro në teknologjinë e mbrojtjes së AI, hapësirë dhe robotikë!
Investimet në teknologjinë e mbrojtjes të Europës po intensifikohen pasi NATO të martën konfirmoi investimet e saj të para të teknologjisë së thellë si pjesë e......