Finlanda, vendi i parë në BE që nxjerr uranium - Objektivi, prodhim 200 ton në vit deri në 2026

Vendi i parë që do të nxjerrë uranium në Bashkimin Europian është Finlanda. Lajmi u konfirmua nga kompania finlandeze e minierave dhe kimikateve Terrafame në deklaratën e saj për mediat.
Nxjerrja e uraniumit do të nisë në mes të këtij viti në minierën e Sotkamo në Finlandë, duke synuar prodhimin prej 200 tonësh në vit deri në vitin 2026.
Terrafame, në të cilën shteti finlandez ka 67.1% të aksioneve dhe firma e tregtimit të mallrave ‘Trafigura’ 31.1%, tashmë prodhon sulfat nikeli dhe kobalt për bateritë e automjeteve elektrike, si dhe minerale të tjera në Finlandën verilindore.
Terrafame do të rikuperojë uraniumin si një nënprodukt në të njëjtin xeheror që nxjerr tashmë për mineralet e tjera të tij. Uraniumi i rikuperuar nga Terrafame do të transportohet jashtë vendit për përpunim të mëtejshëm, pas së cilës do të përdoret në prodhimin e energjisë bërthamore.
Një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në Europë, Terrafame njihej më parë si Talvivaara, e cila falimentoi pasi u godit nga rrjedhjet e ujërave të zeza në minierë në vitin 2012 që çoi në procedura të gjata ligjore kundër ish-menaxherëve.
Qeveria e Finlandës dha dritën jeshile për prodhimin e uraniumit në vitin 2020, por organizatat mjedisore e çuan vendimin në gjykata, nga frika e dëmtimit të mëtejshëm të natyrës dhe rrugëve ujore përreth minierës.
Me fillimin e rimëkëmbjes, Terrafame do të bëhet një prodhues finlandez i uraniumit dhe kështu do të luajë gjithashtu një rol në ndërtimin e vetë-mjaftueshmërisë energjetike të Europës. Vitin e kaluar, Terrafame prodhoi rreth 28.600 ton nikel dhe 54.400 ton zink, ndërsa filloi gjithashtu prodhimin e kimikateve të baterive nga mineralet e veta në minierë.
Kompania ka një fabrikë të gatshme të rikuperimit të uraniumit në vend, e cila do të rrisë shitjet e saj neto me rreth 25 milionë euro në vit, nga 378 milionë euro në 2021-shin.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Milionerët braktisin Britaninë e Madhe - Arsyeja kryesore, situata politike në vend
Një numër rekord milionerësh pritet të largohen nga Mbretëria e Bashkuar këtë vit, sipas hulumtimeve të reja, me zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti që......

Ekskluzive/ Balluku: Infrastruktura rrugore në një transformim të thellë. Datat dhe ora kur dorëzohen projektet e mëdha të vitit 2024
https://youtu.be/D5_mHH59o2Q?si=Tf9UqSCQnAvMVYfG Shqipëria është kthyer në një kantier të madh punimesh për veprat e infrastrukturës. Në një intervistë të......

Buxheti “nxjerr” paratë për uljen e taksave - Në 5 muaj mbledh 290 milionë euro më shumë se një vit më parë
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 287.1 miliardë lekë apo 29 miliardë lekë më shumë se një vit më parë duke vijuar perfomancën e......

Shqipëria "piqet" nga vapa, sa do të arrijnë temperaturat në fundjavë - Qirjo: Ndryshimet klimatike, 100 mln euro dëm ekonomik në 10 vite
Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, ku në fundjavë do të shënohen edhe disa gradë më tepër. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo valë të jetë e......

Më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit – Në 5 muaj, arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit
Të ardhurat në buxhetin e shtetit për periudhën 5-mujore arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, ose 103.4% e planit të së njëjtës periudhë. Sipas të dhënave më......

Vladimir Putin viziton Korenë e Veriut për herë të parë në dy dekada!
Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi autokratin Kim Jong Un për mbështetjen e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës përpara një udhëtimi të rrallë në Korenë e......

Kushtetuesja shqyrton 4 padi për profesionet e lira - Zhvillohet seanca e parë, parashtrohen argumentet e grupeve të interesit
Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar seancën e parë ku ka marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për......

Taksimi i profesionistëve të lirë, Shqipëri vs Rajon - Vendi ynë mban “barrën” më të lartë për mbi 30 mijë biznese
Prej disa muajsh profesionistët e lirë po kundërshtojnë regjimin e ri tatimor që rëndon mbi ta i cili llogaritet nga 15-23 për qind, me argumentin se është një......