Bota Postuar më 19 Qershor 2024, 14:24

Tregtia e lirë mes Serbisë dhe Kinës - Marrëveshja hyn në fuqi në datën 1 korrik

Nga SCAN TV
Tregtia e lirë mes Serbisë dhe Kinës - Marrëveshja hyn

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës hyn në fuqi më 1 korrik dhe pritet ti vendosë kompanitë serbe në një pozicion shumë më të mirë në krahasim me kompanitë nga Europa dhe zona përreth, pasi u lejon atyre akses preferencial në një treg me më shumë se 1.4 miliardë banorë.

Kjo marrëveshje me Kinën mbulon rreth 20 mijë artikuj dhe rreth 60% e tyre do të mund të eksportohen menjëherë pa detyrim doganor, ndërsa në pesë deri në 10 në vitet në vijim do të mundësohet eksporti pa taksa për 30% të produkteve, detyrimi doganor i të cilave do të ulet çdo vit nga 20 në 10%.

Ndërsa 10% e produkteve më të ndjeshme do të mbrohen përgjithmonë nga doganat. Synimi i marrëveshjes me Pekinin për Beogradin është që të mundësohet aksesi preferencial në tregun kinez për produktet me origjinë serbe, gjë që do të sjellë një rritje të ndjeshme të eksporteve, zgjerimin e kapaciteteve investuese dhe prodhuese në Serbi, si dhe rritjen e konkurrencës, por dhe forcimi i aktivitetit të përgjithshëm ekonomik.

Serbia është një vend me treg të kufizuar, pra me rreth 6.5 milionë banorë në qendër të Europës dhe për këtë arsye është e detyruar t'i drejtohet zgjerimit të tregtisë së lirë dhe promovimit të qasjes së lirë në treg dhe për të zgjeruar tregun e saj.

Përmes kësaj marrëveshjeje Serbia synon të ndërtojë një elitë të re biznesi, që sipërmarrësit dhe njerëzit e biznesit të përfitojnë nga kjo mundësi, si dhe të stimulojnë më tej ekonominë e vendit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat