Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2024, 14:50

Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka Botërore publikon vlerësimin për projektin e zhvillimit të gjelbër

Nga SCAN TV
Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka

Banka Botërore ka publikuar vlerësimin e parë për ecurinë e projektit “Përshtatshmëria e parë dhe zhvillimi i gjelbër”, duke e klasifikuar në “progres i kënaqshëm”. Programi financohet nga BB me një kredi prej 120 mln USD, që u bë efektive në dhjetor të vitit 2023.

Projekti ka 3 objektiva kryesore, që përfshijnë forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit qeveritar dhe familjeve; forcimin e kornizës së tregut të energjisë dhe përshkallëzimin e energjisë së rinovueshme dhe eficiencës së energjisë, si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e gjurmës së karbonit të vendit.

Për arritjen e këtyre objektivave Banka Botërore ka përcaktuar disa targete, që duhet të përmbushen deri në fund të vitit 2025.

Për objektivin e parë kërkohet rritje e përfituesve të pagesës së aftësisë së kufizuar, përmes sistemit të ri apo sigurim i detyrueshëm ndaj tërmeteve, për familjet me ndihmë sociale. Për arritjen e objektivit të dytë kërkohet rritje e kapacitetit të instaluar të burimeve të rinovueshme të prodhimit të energjisë, duke përjashtuar energjinë hidrike, duke arritur në 200 MW, në 31 dhjetor 2025.

Po ashtu, kërkohet rritje e energjisë elektrike e tregtuar përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Objektivi i tretë vendos targete për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit apo për numrin e raporteve të Monitorimit, Raportimit dhe Verifikimit të hartuar nga qeveria.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat