62% më shumë vizitorë në muajin prill - Në bregdet, apo rajonin qendër. Ku qëndruan më shumë pushuesit?

Muaji prill është mbyllur me rritje të numrit të vizitorëve. Të dhënat e Institutit të Statistikave rezultojnë që gjithsej kemi një rritje me 62% duke krahasuar me të njëjtën periudhë paralele të një viti më parë. Por edhe dy treguesit, numri i viztorëve rezident dhe jo rezident janë rritur përkatësisht me 19.4% dhe 91.9%.
E kësisoj dhe numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56.3% ku edhe për rezidentët është rritur me 17.9% ndërsa për jo-rezidentët me 80.3%.
Por si është shpërndarja gjegrafike e vizitorëve?
Në po të njëjtat të dhëna raportohet se numri i vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin Qendër është rritur me 2.1 herë, në zonat jo bregdetare ky tregues është rritur me 85.4%, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë në “hotele dhe akomodime të ngjashme ka shënuar rritje me 85.6%.
Po ku është realizuar më tepër numri i netë qëndrimeve?
Sipas INSTAT, në muajin prill numrin më të lartë e kanë shënuar strukturat akomoduese “Hotele dhe akomodime të ngjahsme” me 91.9%, më pas rajoni qendër me 65.3%, dhe zonat bregdetare me 59.3%.
Ndërsa normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve janë dy treuesiit të cilët masin dhe përqindjen e kapaciteteve akomoduese. Ndaj gjatë prillit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1 %, kundrejt 13,5 % që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,5 %.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Pse po konsumojnë qytetarët më pak? - Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje
Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i......

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024......

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Trashëgimtarja austriake lejon 50 qytetarë të vendosin për pasurinë e saj prej 25 milionë euro!
Marlene Engelhorn ka rishpërndarë mbi 25 milionë euro të trashëgimisë së saj në organizata të ndryshme. Në mesin e 77 organizatave që do të marrin paratë,......

Raporti: Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë 'magneti i pasurisë' numër 1 në botë!
Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë magneti kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi. Kjo rezulton sipas hulumtimit të ri nga Henley Private......

Brukseli synon shpenzuesit e mëdhenj ndërsa rregullat e deficitit pas pandemisë hyjnë në fuqi
Komisioni Europian do të zbulojë më vonë sot (19 qershor) një paketë ekonomike të fokusuar tek anëtarët që i sheh se kanë deficite buxhetore tepër të larta,......