Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës - Realizohet 40% e volumit, Balluku: Do të jemi gati në afatin e premtuar

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ku ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt. Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike, teksa Ethemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza.
“Aeroporti në vetvete është planizuar që të zhvillohet në tre faza. Kjo është faza e parë e zhvillimit, i cili do të shoqërohet pastaj, në bazë të numrit të pasagjerëve, në fazat e tjera. Kjo që shihet shoqërohet edhe me një proces koordinimi mes palëve. Aktualisht drejtoria e Aviacionit Civil, aeroporti, Dogana dhe Policia kanë filluar punën për përcaktimin e kërkesave, vendeve ku do alokohen me qëllim llogaritjen e stafit të nevojshëm. Punimet po ecin shumë mirë”, - tha Ethemaj.
Punimet fizike parashikohet që të përfundojnë në fund të këtij viti për t’i lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti..
“Fazat janë të definuara, se çfarë do të ndodhë në secilën fazë, pasi një njësi kaq e madhe e aviacionit civil, ku ka disa komponentë brenda, nuk ndërtohet e gjitha që në fazën e parë. Ashtu siç është edhe e planizuar në studimin e fizibilitetit ka disa faza për të avancuar me të gjithë procesin e ndërtimit të aeroportit deri në realizimin final të të gjithë volumeve të punës që ky aeroport do të ketë. Për këtë arsye edhe ne jemi të përgatitur sipas një kalendari dhe fazave që do të hedhim një nga një, por për fazën e parë, e cila do të jetë faza e hapjes të operimeve dhe e nisjes së disa nga sektorëve, ne jemi plotësisht gati”, - u shpreh Balluku.
Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.
Sondazh

Pensionet, koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave - Zbardhet vendimi i ISSH, hyn në fuqi në 1 korrik. Preken 20 mijë persona
Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të......

Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka Botërore publikon vlerësimin për projektin e zhvillimit të gjelbër
Banka Botërore ka publikuar vlerësimin e parë për ecurinë e projektit “Përshtatshmëria e parë dhe zhvillimi i gjelbër”, duke e klasifikuar në “progres i......

62% më shumë vizitorë në muajin prill - Në bregdet, apo rajonin qendër. Ku qëndruan më shumë pushuesit?
Muaji prill është mbyllur me rritje të numrit të vizitorëve. Të dhënat e Institutit të Statistikave rezultojnë që gjithsej kemi një rritje me 62% duke......

Pse po konsumojnë qytetarët më pak? - Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje
Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i......

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024......

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......