Pensionet, koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave - Zbardhet vendimi i ISSH, hyn në fuqi në 1 korrik. Preken 20 mijë persona
Zbardhen koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave për efekt të llogaritjes së pensionit. Scan Tv ka siguruar një kopje të projektvendimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që pritet të miratohet brenda këtij muaji për t’u zyrtarizuar në 1 Korrik.
Ndryshe nga një vit më parë, aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 12.257, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Pas vitit 1994, siç edhe shihet në tabelë koeficientët janë të ndryshëm, duke pësuar rënie nga viti në vit. Për vitin 1995, koeficienti është 9.864, për pagat e 1996 është 7.653, i njëjti aplikohet edhe për pagat e një viti më vonë. Ndërsa për vitin 1998, pagat indeksohen me 6.395, për të vijuar me vitin 1999, ku koeficienti është 5.190 e kështu me radhë deri në vitin 2022. Për dy vitet e fundit, pra, për 2023 dhe 2024 nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë.
Rivlerësimi i pagave, mbi bazën e të cilave janë derdhur kontributet iu jep mundësi të gjithë atyre që dalin rishtazi në pension të përfitojnë më tepër. Kjo, pasi krahas portofolit kontributiv, peshë ka edhe paga mbi bazën e së cilës janë derdhur kontributet. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësueshme për efekt të llogaritjes së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor.
Për ta bërë më të thjeshtë, dikush që ka punuar në metalurgji paga për efekt të llogaritjes së pensionit nuk do të jetë 3392 lekë, por 41 575 lekë (3392 lekë X 12.257). Ose dikush që ka punuar apo është marrë me tregti e që ka pasur një pagë 2740 lekë në muaj, baza e vlerësueshme për efekt pensioni këtë vit do të jetë 33 584 lekë.
Janë mbi 20 mijë persona që mbushin këtë vit moshën e daljes në pension dhe që do të përfitojnë nga skema e rivlerësimit.
Kujtojmë që formula e llogaritjes së pensionit përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 9327 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.
Në projektvendimin e hartuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcaktohet edhe një tavan për pagat e rivlerësuara. Kjo do të thotë që pas indeksimit ato nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale apo se paga maksimale.
“Pas aplikimit të indeksit të vitit 2022, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohen me datë lindje të drejte nga data 01 korrik 2024, nuk mund të jenë më të larta se: trefishi i pagës minimale në shkallë vendi e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001; paga maksimale në shkallë vendi e përcaktuar sipas kritereve të nenit nr. 10 të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, thuhët në draft.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Progres i kënaqshëm për kredinë 120 mln USD - Banka Botërore publikon vlerësimin për projektin e zhvillimit të gjelbër
Banka Botërore ka publikuar vlerësimin e parë për ecurinë e projektit “Përshtatshmëria e parë dhe zhvillimi i gjelbër”, duke e klasifikuar në “progres i......

62% më shumë vizitorë në muajin prill - Në bregdet, apo rajonin qendër. Ku qëndruan më shumë pushuesit?
Muaji prill është mbyllur me rritje të numrit të vizitorëve. Të dhënat e Institutit të Statistikave rezultojnë që gjithsej kemi një rritje me 62% duke......

Pse po konsumojnë qytetarët më pak? - Vëzhgimi në terren, tregtarët ankohen se nuk ka blerje
Për tregtarët, konsumi po bie për shkak së qytetarët po blejnë më pak. Sipas një vëzhdimi në terren që Scan Tv realizoi, temperaturat e larta dhe konsumi i......

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja - Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024......

Flota detare shqiptare del nga “Lista e Zezë” e Paris MoU - Jo më kontrolle të rrepta nga autoritetet portuale për anijet shqiptare
Flota shqiptare e anijeve ka dalë nga Lista e Zezë e Organizatës së Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit. Renditja e Shqipërisë tashmë në Listën Gri, është......

A po konsumohet më shumë këtë vit? - Analiza në 5 vite/ Buxheti regjistron rekord të ardhurash nga TVSH
Buxheti i shtetit po mbledh më shumë të ardhura nga taksa e cila lidhet drejtpërsëdrejti me nivelin e konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë, për produkte të......

Si po ndikon pluhuri i Saharasë në energjinë diellore?
Çështja e pluhurit të Saharasë që po godet prodhimin e energjisë diellore është bërë më përfolur sidomos pasi Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus......

Trashëgimtarja austriake lejon 50 qytetarë të vendosin për pasurinë e saj prej 25 milionë euro!
Marlene Engelhorn ka rishpërndarë mbi 25 milionë euro të trashëgimisë së saj në organizata të ndryshme. Në mesin e 77 organizatave që do të marrin paratë,......