Parlamenti polak vendos kreun e ri të qeverisë!

Parlamenti polak vendosi, Donald Tusk si kryeministër të ardhshëm të Polonisë për të cilin votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që nga zgjedhjet e 15 tetorit ka shumicën në parlamentin polak ndaj të hënën pasdite kryeministri polak, Mateusz Moraviecki ashtu si pritej humbi një votëbesim në parlament.
Partia nacional-konservatore e Moravieckit, PiS megjithë ndërrimin e forcave të pushtetit në parlament mori detyrën për krijimin e qeverisë nga presidenti polak, Adrzej Duda i cili vjen po ashtu nga radhët e partisë PiS dhe është kundërshtar i ndërrimit të qeverisë. Në votëbesim Moraviecki mori vetëm 190 vota, kurse 266 deputetë votuan kundër tij.
Me ndërrimin e pushtetit mund të marrë fund një grindje prej vitesh mes BE dhe Polonisë në lidhje me reformën në drejtësi dhe si pasojë bllokimin e mjeteve financiare të BE në miliarda. 66 vjeçari Tusk ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kryeministër i Polonisë dhe nga viti 2014 deri në 2019 presidenti i Këshillit të BE, ai ka kontakte të mira në Bruksel. Tusk ka theksuar vazhdimisht, se dëshiron të "ndërtojë sërish" pozicionin e Polonisë në BE kurse kundërshtarët e tij politik e akuzojnë atë se vendos interesat e huaja para interesave të Polonisë.
Paralelisht me sprovën për pushtet në parlamentin polak, Gjykata Kushtetuese Polake i shpalli antikushtetuese gjobat që Gjykata Europiane vendosi kundër Polonisë. Gjobat e vendosura për shkak të reformës së kontestuar juridike dhe për mosrespektim të rregulloreve mjedisore në nxjerrjen e qymyrit janë në "kundërshtim me kushtetutën polake", thuhet në argumentimin e gjykatës e cila ndodhet nën ndikimin e partisë nacional-konservatore PiS.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shkalla e papunësisë në Shqipëri - Instat: Rekord historik minimal, rënie në nivelin 10,5% në tremujorin e tretë
Shkalla e papunësisë në Shqipëri shënoi rënie në nivelin 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke regjistruar një rekord historik minimal. Sipas të dhënave......

Fenomeni i “varfërisë së fshehur” në Britani - Prek më shumë se 1 milion qytetarë në vend
Një lloj i ri varfërie është zbuluar nga kërkimet shkencore në Britani. Bëhet fjalë për “varfëri e fshehur” me shumë viktima, kryesisht në qendrat urbane të......

India lë pas Hong Kongun - Tregu i shtatë më i madh i aksioneve në botë
Vlera e tregut të aksioneve të Indisë ka tejkaluar atë të Hong Kongut për t'u bërë i shtati më i madhi në botë, ndërsa optimizmi për perspektivat ekonomike të......

Miliarderët e Hermes - Sekretet e suksesit dhe rritja e madhe e pasurisë së kompanisë
Familja e cila qëndron pas kompanisë së mallrave luksoze Hermes, me më shumë se 100 anëtarë, është më e pasura e Europës, me një pasuri totale prej 151......

Greqia, krishtlindje më të shtrenjta këtë vit - Tryeza e festave llogaritet rreth 150 euro për familje
Federata e Përgjithshme e Konsumatorëve të Greqisë me laps dhe letër ka kryer një analizë çmimesh ku rezulton se tavolina e Krishtlindjeve sivjet do të......

Kartmonedhat euro ndotin shumë pak - BQE publikon një studim për ndikimin mjedisor të tyre
Nga prodhimi tek riciklimi. Gjatë jetëgjatësisë së tyre, kartëmonedhat euro ndotin pak. Kjo do të thotë, se kanë një rezultat shumë të ulët të gjurmës......

Binance ndalon përdorimin e rublës - Vendimi hyn në fuqi më 31 janar 2024
Njerëzit që ende duan të tregtojnë kriptovaluta duke përdorur rubla ruse do të duhet të kalojnë në platformën Comm EX, e cila në shtator bleu të gjithë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore me monedhën vendase?
Dollari amerikan edhe pse është forcuar disi ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.9 lekë dhe duke u shitur me 94.9 lekë në raport me je sipas......