Europa Postuar më 12 Dhjetor 2023, 10:01

Fenomeni i “varfërisë së fshehur” në Britani - Prek më shumë se 1 milion qytetarë në vend

Nga SCAN TV
Fenomeni i “varfërisë së fshehur” në Britani -

Një lloj i ri varfërie është zbuluar nga kërkimet shkencore në Britani. Bëhet fjalë për “varfëri e fshehur” me shumë viktima, kryesisht në qendrat urbane të vendit. Këta janë qytetarë të varfër, shpesh anëtarë të komuniteteve pakicë, të cilët përkundër vështirësive ekonomike me të cilat përballen, jetojnë në lagje "të mira" dhe kanë fqinjë të pasur.

Sipas një analize të fundit, nevojat e tyre nuk janë lehtësisht të “zbulueshme” nga strukturat shtetërore dhe mjetet ekzistuese që përdoren nga agjencitë lokale dhe kombëtare për të luftuar varfërinë. Dhe kjo, sepse deri vonë kanalizimi i ndihmave bëhej me kritere thjesht gjeografike. Sipas sondazhit, i cili u financua nga qeveria britanike dhe u krye nga Universiteti Queen's Belfast, ‘varfëria e fshehur’ prek rreth 1.3 milionë qytetarë në Britani. Shembujt më tipikë përfshijnë 'xhepat e varfërisë' në lagjet e Londrës, Oksfordit dhe Mançesterit.

Rreth 220.000 pakistanezë dhe pothuajse 200.000 qytetarë nga Bangladeshi i përkasin 10% të popullsisë me vështirësitë më të mëdha ekonomike. Megjithatë, shumë nga pjesëtarët e dy pakicave etnike nuk jetojnë në zona të “degraduara”.

Kështu, pasuria e fqinjëve të tyre maskon realitetin e vështirësive ekonomike me të cilat përballen ata, shëndetin e tyre të dobët, nivelin e ulët arsimor dhe normat e larta të papunësisë të regjistruara në radhët e tyre.

Pa provat e reja, disa komunitete do të rrezikoheshin të mbesin pa mbështetje dhe do të humbnin çdo mundësi për të përmirësuar perspektivat e tyre, sipas autorëve të studimit i cili ka kushtuar 1 milion paund. Ai mati varfërinë sipas lagjeve dhe grupeve etnike, duke u fokusuar në katër fusha: punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndetësia.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat