Miliarderët e Hermes - Sekretet e suksesit dhe rritja e madhe e pasurisë së kompanisë

Familja e cila qëndron pas kompanisë së mallrave luksoze Hermes, me më shumë se 100 anëtarë, është më e pasura e Europës, me një pasuri totale prej 151 miliardë dollarësh, 59% më shumë se vitin e kaluar.
Ajo është familja e tretë më e pasur në botë, përpara amerikanëve Marsh dhe Koch, kompania Thani që sundon Katarin dhe Al Saudët e Arabisë Saudite. Ekspertët e cituar nga Bloomberg shprehen se familja është një nga sekretet dhe avantazhet kryesore për suksesin e markës. Ata janë kujdestarët e trashëgimisë dhe dinë të sjellin evolucion pa revolucion.
Pra, ndërsa kërkesa për mallra luksoze ngadalësohet globalisht për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, me 7 lojtarët më të mëdhenj të tregut që humbin 188 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut nga nivelet e tyre të larta të prillit, Hermès duket i paprekshëm.
Shitjet e tij po rriten me ritme dyshifrore, pasi është në një kategori të vetën, sipas analistëve. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, 53 vjeçari Axel Dumas, shprehet se ndihen krenarë për modelin tonë, por mbetemi modestë. Është rezultat i përkushtimit dhe talentit të ekipit në të gjithë botën. Gjithë këto vite Hermès këmbëngul që t'i bëjë gjërat në mënyrën e vet. Çdo çantë është bërë nga një mjeshtër i vetëm, i cili mund të punojë deri në 20 orë për të bërë një Kelly, për shembull. Këto çanta fillojnë nga 8.000 dollarë dhe mund të arrijnë dhjetëra mijëra dollarë. Gratë në mbarë botën presin muaj apo edhe vite për të siguruar një takim me një nga shitësit, i cili do t'u japë atyre mundësinë për të blerë disa nga çantat më të kërkuara dhe të rralla në botë.
Kompania nuk bën të ditur se sa çanta apo shalle prodhon çdo vit, por kërkesa që tejkalon ofertën e lejon atë të rrisë çmimet. Për më tepër, produktet e saj shiten në tregun sekondar me çmime sa shumëfishi i çmimit të shitjes me pakicë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Greqia, krishtlindje më të shtrenjta këtë vit - Tryeza e festave llogaritet rreth 150 euro për familje
Federata e Përgjithshme e Konsumatorëve të Greqisë me laps dhe letër ka kryer një analizë çmimesh ku rezulton se tavolina e Krishtlindjeve sivjet do të......

Kartmonedhat euro ndotin shumë pak - BQE publikon një studim për ndikimin mjedisor të tyre
Nga prodhimi tek riciklimi. Gjatë jetëgjatësisë së tyre, kartëmonedhat euro ndotin pak. Kjo do të thotë, se kanë një rezultat shumë të ulët të gjurmës......

Binance ndalon përdorimin e rublës - Vendimi hyn në fuqi më 31 janar 2024
Njerëzit që ende duan të tregtojnë kriptovaluta duke përdorur rubla ruse do të duhet të kalojnë në platformën Comm EX, e cila në shtator bleu të gjithë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore me monedhën vendase?
Dollari amerikan edhe pse është forcuar disi ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.9 lekë dhe duke u shitur me 94.9 lekë në raport me je sipas......

Mijëra njerëz pritet të protestojnë ndaj masave shtrënguese të BE-së në Bruksel!
Mijëra protestues pritet të mblidhen në Bruksel të martën për të protestuar ndaj asaj që ata i perceptojnë si masa të reja shtrënguese, ndërsa 27 vendet e......

Bankat qendrore në qendër të vëmendjes: Pse kjo javë është vendimtare për tregjet botërore?!
Vendimet e politikës monetare nga disa prej bankave qendrore më të mëdha në botë do të jenë në qendër të vëmendjes këtë javë, në sfondin e spekulimeve globale......

Çfarë është ‘Air Schengen’ që përfshin Rumaninë dhe Bullgarinë?!
Ideja, e njohur në gjuhën e folur si "Air Schengen", do të përbënte anëtarësim të pjesshëm në zonën pa pasaporta, e cila aktualisht përfshin 27 vende, duke......

Bitcoin, në rënie me mbi 4% - Investitorët shprehen se korrektimi mund ta rrëzojnë në 39,700 USD
Tregu i kriptomonedhave ka rënë ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka zbritur pranë 42,000 dollarëve. Analistët shprehen se, tregu po përballet me një......